Pasi e ka kaluar gati tërë Kosovën, karvani i Streetballit kosovar, të shtunën në Mitrovicë ka për tu ndal.

Pas përcaktimit të kampionëve në gjashtë qendrat e vendit tonë: Gjakovë, Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, rrugëtimi i Limak Streetball Kosova 2014 vazhdon në Mitrovicë ku do të përmbyllet cikli i përcaktimit të skuadrave superfinaliste.

Nga tetë vende të parapara për superfinale, tashmë janë zënë shtatë. Kampionia e Kosovës në Streetball për vitin 2013, skuadra CHE BAR dhe gjashtë kampionet e sivjetme të qyteteve: Kampionia e Gjakovës, HD CLUB; Kampionia e Prishtinës, MR.PANTINA; Kampionia e Pejës, ISTOGU; Kampionia e Prizrenit, TURISTAT; Kampionia e Ferizajt, skuadra123 dhe Kampionia e Gjilanit, skuadra LOOSERS , e presin edhe kampionen e turneut kualifikues të Limak Streetball Kosova 2014 në Mitrovicë, për të kompletuar tetëshen e cila të dielën më 20 Korrik, në Gjakovë do të garojë për titullin e Kampionit të Kosovës në Streetball 2014.

Duke marr parasysh se nga sivjet, numri i skuadrave në turnetë kualifikuese është i limituar, del se për vizën e fundit të Superfinales së Limak Streetball Kosova 2014, në turneun e Mitrovicës, do të garojnë 16 ekipe. Pra 16 kandidat për një vend në Superfinale , në Mitrovicën e cila për herë ka përgatitur atmosferë fenomenale.

Të shtunën me 19 Korrik, duke filluar nga ora 10:00, në qendrën sportive Fatime

Xhaka në Mitrovicë, do të fillojnë regjistrimet dhe do të zgjasin deri në ora 10:45. Në ora 10:45 do të hidhet shorti dhe saktësisht nga ora 11:00 do të fillojmë me ndeshjen e parë të xhiros së parë të grupit A.

Krejt në fund, duhet theksuar edhe një herë se të shtunën, karvani i streetbollit kosovar do ta vizitojë Mitrovicën dhe fushën më të bukur dhe më atraktive për zhvillimin e këtij aktiviteti, qendrën sportive me terrene të hapura, Fatime Xhaka. Pritet pjesëmarrje e shumë lojtarëve atraktiv dhe jashtëzakonisht kualitativ, sikurse çdo herë në Mitrovicë. për ta përmbyllur maratonë streetbollistike kualifikuese para Superfinales në Gjakovë.

Pra, qyteti me atmosferën më të zjarrtë streetbollistike në Kosovë, të shtunën do të jetë epiqendër e ngjarjeve të Limak Streetball Kosova 2014 dhe për të dhjetën herë jubilare , në këtë fole të streetballit mitrovicas do të ketë zbavitje maksimale me “Muzikë, Diell dhe Kënaqësi Streetballi”.

16 ekipe dhe vetëm NJË VIZE për Superfinale