Tash e katër vite vite, Driton Rraci nuk njeh konkurrencë në turnetë kualifikuese të Gjakovës të Kampionatit të Republikës së Kosovës në Streetball. Për herë të katërt rreshtë, Dritoni me shokët e tij, sivjet me skuadrën me emër HD Club, e ka fituar turneun në Gjakovë dhe është kualifikuar në Superfinalen e Limak Streetball Kosova 2014, duke ju bashkuar kështu kampiones së viti të kaluar, skuadrës Che Bar, e cila ka fituar të drejtën e kualifikimit direkt në finalen e madhe të këtij edicioni e cila sivjet do të organizohet pikërisht në vendin ku edhe filloj, në Gjakovë, dhe atë me 20 Korrik.

Skuadra HD Club, përveç basketbollistit të shkëlqyeshëm gjakovar, Driton Rracit dhe bashkëlojtarit të tij shumëvjeçar në streetball, Hysni Morinës, sivjet në përbërje pati edhe Shpat Kërleshin dhe Pal Sylën

Kjo katërshe në finale mposhti një ekip tjetër fantastike, skuadrën Deja Vu, në përbërje të së cilës ishin dy ish basketbollistë të Vëllaznimit, Shkumbin Kumnova dhe Valon Tanushi, që sivjet garuan kundër Rracit dhe Hysni Morinës- Nijës, me të cilët vjet ishin në një ekip dhe kishin fituar titullin e kampionit.

Pra, sivjet kishin vendosur t’i shpërndajnë forcat dhe t’ju ndihmojnë shokëve të tjerë, gjë të cilën e bënë me sukses dhe të dy dyshet që vjet ishin bashkë në një ekip, Rraci-Morina dhe Tanushi-Kumnova, u kualifikuan në finalen e Limak Streetball Kosova 2014 turneut në Gjakovë, ndeshje kjo e cila i takoi HD Club-it me rezultat 15:11

Karakteristik tjetër e turneut në Gjakovë ishte edhe pjesëmarrja e e ekipit të përbërë ekskluzivisht nga femrat, streetbollistet e ekipit Çikat të udhëhequra nga Doruntina Mejzini me bashkëlojtaret Vlera Pallaska, Rina Hoda dhe Ilda Zeka.

Këto vajza të reja kanë hyrën në histori të streetballit kosovar si ekipi i parë i përbërë ekskluzivisht dhe vetëm nga femrat, që e fiton një ndeshje kundër një skuadre të meshkujve, pasi që në xhiron e dytë të Grupit A, ato mposhtën ekipin Assecc Group me 16:13

Turneu i parë kualifikues i Limak Streetball Kosova 2014 i zhvilluar në Gjakovë, tuboi 8 skuadra pjesëmarrëse dhe numër të madh të shikuesve që patën rast të shohin lojëra kualitative dhe rivalitet të fortë, por me korrektësi dhe fer-play maksimal, me çka edhe karakterizohet Gjakova.

Moti i bukur dhe me diell, muzika e zgjedhur veçanërisht për këtë ngjarje dhe 8 skuadra të ndara në dy grupe shfaqën lojëra të bukura dhe krijuan atmosferë fantastike me: muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi

Pas garave të forta dhe ndeshjeve interesante, nga grupi A në gjysmëfinale u kualifikuan skuadrat Dr.Street e udhëhequr nga streetbollisti atraktiv gjakovar, Blend Kaja dhe si e dyta e grupit A, skuadra Assecc Group e cila përveç humbjes nga Dr.Street në xhiron e parë dhe disfatës gjentëlmen nga Çikat në xhiron e dytë, kualifikimin në gjysmëfinale e siguruan fal fitores me rezultat të thellë prej 15:3 ndaj Cafe bar 1.1.2. në xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Në grupin B, më të mirët ishin HD Club që shënuan tri fitore, kurse vendin e dytë e zuri skuadra Deja Vu e cila doli e dyta në këtë grup pasi kishte humbur duelin pikërisht nga skuadra nga e cila u mposht më vonë edhe në finale tç Limak Streetball kosova 2014 në Gjakovë.

Ndeshjet gjysmëfinale ishin të forta dhe interesante, në veçanti ajo ndërmjet Dr.Street dhe Deja Vu, ku skuadra e “doktorëve të rrugës” e cila vazhdimisht ishte në epërsi deri në minutën e fundit por për shkak të huqjeve të shumta për shënim jashtë vijës 6,75m dhe nga ana tjetër precizitetit dhe lojës së mençur nën kosh të ekipit me përvojë, Deja Vu, e humi lojën me rezultat maksimalisht minimal, 14:15.

Kështu Deja Vu u bë finalisti i parë kurse pas dhjetë minutave të dyta gjysmëfinale të duelit Assecc Group – HD Club, skuadra e Deja Vu-së mësoi se sërish do të ndeshej me HD Club.

Kështu, finalja e Limak Streetball Kosova 2014 turneut në Gjakovë, ishte reprizë e ndeshjës së parë e kësaj ngjarjeje. Me fjalë tjera, ai duel që e filloi edhe e mbarojë garën në Gjakovë, duke e përcaktuar ekipin HD Club si superfinalistë që do të garojës sërish në Gjakovë.

Krejt në fund, edhe një herë duhet potencuar se edicioni i turneut të Gjakovës të Limak Streetball Kosova 2014, ishte turne atraktiv dhe kualitativ, i cili do të mbahet në mend për fitoren e parë të femrave që në përbërje kishin vetëm dhe ekskluzivisht vajza.

Ndërkohë, karvani streetbollistik, do të vazhdojë rrugëtimin e vet të dielën më 29 qershor, me garat që zhvillohen në qendër të Prishtinës, para Teatrit Kombëtarë.

Regjistrimi i ekipeve për Limak Streetball Kosova 2014 në Prishtinë, do të bëhet me fillim nga ora 12:00 dhe do të zgjas deri në orën 12:45 me ç’rast mbyllen regjistrimet dhe përgatitet fillimi i ngjarjes.

http://www.3x3planet.com/event/details/TMZ14GEDLCDHBXKX1

Driton Rraci me HD Club I bashkohet Che Bar-it në superfinale