Me 27 qershor në Prizren, do të fillojë edicioni i 16-të i Kampionatit Shtetëror të Kosovës në Streetball, organizuar nga “Streetball Kosova®” – Shoqata e Streetballit të Kosovës, garë kjo e licencuar ngë FIBA 3×3 (FIBA Endorsed)
Si tham, të shtunën me 27 qershor 2015, Limak Streetball Kosova do të niset në aksion dhe tërë Kosovën do ta viziton. Me 28 qershor të dielën, karvani streetbollistik do të ndalet në Pejë.
Garat e radhës janë:

  • e shtunë, 4 korrik: në Prishtinë
  • e diel 5 korrik: në Mitrovicë
  • e hënë 6 korrik: në Gjilane
  • shtunë, 11 korrik: në Gjakovë
  • e diel, 12 korrik: në Ferizaj

Sipas traditës e cila edhe sivjet vazhdon, aty prej nga Limak Streetball Kosova 2015 aksionin e fillon aty edhe me Superfinalen e madhe do ta përfundon.
Me 18 korrik, sërsih në Prizren, do të përcaktohet kampioni i sivjetmë i Kosovës në Streetball.

Sivjet ka shumë risi, ndër to më e rëndësishme është ndarja në dy kategori të reja: Profi dhe amatorë.

Në kategorinë profi nuk do të ketë limit të lojutarëve aktiv të cilët do të mund të luajnë në një ekip. Pra, do të ketë mundësi të luajnë të gjithë lojtarët aktiv në një skuadër. Ndërsa, kategoria tjetër e amatorëve, nuk do të lejoj asnjë lojtarë të regjistruar aktivihst në edicionin parparka të garave të FBK-së, 2014/2015.

Kampioni i Kosovës në Superfinale, në kategorinë profesionale, do të fitojë super shpërblimin 7 dit në Turqi dorën n’xhep pa e shti, si dhe kampioni amatorë do ta fitoj një shpërblim tjetër fenomenal: 800 euro.

Gjatë periudhës 15 vjeçare, aktivitetet e “Streetball Kosova®” janë rritur dhe popullarizuar, duke u bërë ngjarja kryesore sportive-kulturore-zbavitëse e cila e hap verën në Kosovë. Ky sukses ka ndikuar që Shoqata e Streetballit e Kosovës e pranuar në FIBA 3×3 Basketball, të jetë e rekomanduar dhe të gëzoi përkrahjen e Qeverisë së republikës së Kosovës, përkatësisht, Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit dhe numri i madh i popullatës, të cilët ndjekin garat dhe numri i madh i pjesëtarëve direkt, janë indikatorët më të vlefshëm të suksesit dhe popullaritetit të “Streetball Kosova®”.

Për më tepër, si anëtare e Federatës së Streetballit të Kosovës (FBK) dhe e pranuar në FIBA 3×3 Basketball që nga 12 shkurti 2013 (si hap i parë i pranimit të FBK në FIBA), Streetball Kosova – Shoqata e Streetballit të Kosovës, sivjet ka fituar për herë të dytë epitetin e turneut satelitor të FIBA-së, “FIBA Satellite Tournament” me çka fiton të drejtën që kampionin e Kosovës ta dërgojë në gara të mëtejme evropiane, për të promovuar basketbollin 3×3 (streetballin) e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Me 27 qershor në Prizren starton Limak Streetball Kosova 2015