Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Shoqata e Streetballit të Kosovës e pranuar zyrtarisht nga FIBA 3×3 (FIBA Endorsed), duke filluar nga 27 Qershori, për një muaj rresht do të organizojë Kampionatin e Republikës së Kosovës në basket “3 kundër 3”, duke i vizituar 7 qytetet kryesore të vendit tonë dhe në fund me 18 Korrik, do ta mbajë Superfinalen në Prizren.

Më në fund po fillon.

Shoqata e Streetballit të Kosovës, pas një viti, rikthehet me atmosferë fenomenale dhe muzikë, diell dhe kënaqësi streetballi.

Veq kënaqësisë në gara, për më të mirët, edhe sivjet nga organizatori, janë paraparë shpërblime dhe atë për trefish më shumë se edicioni i kaluar.

Për kampionin në kategorinë Profi, shpërblimi është 7 ditë në Turqi, dorën në xhep pa e shti, kurse për kampionin në kategorinë e amatorëve, do të ndahen 800 euro.


Nga e shtuna 27 Qershor, në Prizren, në fushën e basketbollit, “Parku Natyra” do të niset karvani i streetballit kosovar, edhe sivjet i quajtur zyrtarisht “Limak Streetball Kosova 2015”, sipas sponsorit gjeneral “Limak Kosova”.

Duke filluar më 27 qershor në Prizren dhe të dielën me 28 Qershor në Pejë,

karvani i streetballit kosovar, do ta nis rrugëtimin e gjatë një mujor dhe tërë vendin tonë do ta vizitojë, duke e përhap shpirtin e basketbollit 3 kundër 3, fair play-it dhe shoqërimit të njerëzve të gjitha moshave dhe gjinive me muzikë, diell dhe sportin magjik: basketin.

Sivjet, për herë të tretë, Streetball Kosova do ta vizitojë vendin tonë, e  pranuar zyrtarisht nga FIBA.

 Gjatë periudhës 16 vjeçare, “Streetball Kosova®” është forcuar, rritur dhe popullarizuar, dhe është bërë ngjarja kryesore sportive-kulturore-zbavitëse që hap sezonin veror në të gjithë Kosovën.

Gjatë 15 edicioneve të shkuara, “Streetball Kosova®” ka grumbulluar mbi 300,000 shikues, ndërsa numri pjesëmarrësve në gara është rritur nga viti në vit. Nga viti 2000 deri 2014, në 15 edicione, në garat e Streetball Kosova kanë marr pjesë më shumë se 1.300 ekipe me mbi 5.200.

Vitin e kaluar “Limak Streetball Kosova® 2014” ishte një nga turnetë më të fortë dhe më kualitativ, duke tubuar mbi 20.000 shikues në mbarë Kosovën”, ka thënë Agon Fehmiu kryetari i Shoqatës “Streetball Kosova”, ne konferencën për gazetarë të premten, mbajtur në Hotelin “Swiss Diamond”.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Tashmë përkrahës edhe në vitin e dytë, është aeroporti Limak Kosova”, që është edhe sponsori kryesor i “Limak Streetball Kosova® 2015”.

Përfaqësuesi i “Limak Kosova” Basri Zuka, para gazetarëve ka thënë, se kjo kompani është e nderuar që mbështet një aktivitet, ku përfshihen tërë rinia e Kosovës.

“Jemi mbështetës edhe këtë vit dhe është kënaqësi e veqantë.

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje janë kryesisht të ri , të cilët në të njëjtën kohë mund të luajnë dhe të argëtohen, në këtë ngjarje të rëndësishme. Ne nuk mund të kishim një ekip, mirëpo kemi gjetur formën që të jemi pjesëmarrës në këtë mënyrë, në këtë turne, i cili urojmë të ketë ecuri të suskesshme”, ka thënë Zuka, përfaqësuesi i “Limak Kosova”.

Që nga fillimi i Streetballit, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve e Kosovës, ka qenë përkrahëse e kampionatit zyrtar të Kosovës në Streetball, apo basket 3×3.

Kjo përkrahje, gjithmonë ka qenë institucionale dhe financiare dhe Ministria e Sportit, lirisht mund të themi se ka qenë pjesë e tregimit të suksessshëm të ndërkombëtarizimit të Streetballit të Kosovës dhe pranimit në FIBA 3×3 Basketball.

“Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, përgëzojmë organizmin e ngjarjes së Streetballit në vendin tonë.

Ky aktivitet cdo verë, ngjall komunat dhe nxitë të rinjtë të merren me sport dhe Shoqata ndihmon në masivizimin dhe senzibilizimin e të rinjve të merren me sport. Në urojmë, që të na përfaqësoni në të njëjtën mënyrë, denjësisht edhe në garat ndërkombëtare”, ka thënë Ibër Alaj, drejtor i Departamentit për Sport pranë MKRS-së.

Turneu i 16-të tradicional “LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015” do të organizohet në shtatë qendrat regjionale të Kosovës, duke filluar nga e shtuna, 27 qershor, në Prizren.

“Duke e respektuar atë moton tonë se streetball kosova ku fillon edhe përfundon, si dhe faktin që sivjet Superfinalet mbahen në qytetin e bukur të Prizrenit, karvani streetballistik kosovar rrugëtimin e tij prej mbi 1000 kilometrave nëpër Kosovë, do ta filloi nesër në Parkun Natyra, ku tradicionalisht zhvillohen lojërat në Prizren.

Më pas, menjëherë të dielën me 28 qershor, Limak Streetball Kosova 2015 do t’i zhvilloj garat në Pejë, në qytetin e basketbollit ku përherë ka pasur atmosferë të bukur.

Vikendin e ardhshëm, të shtunën me 4 korrik, Limak Streetball Kosova 2015 do të përgatisë atmosferë fantastike në Prishtinë, ndërsa me 5 korrik, të dielën, karvani streetbollistik do ta vizitoje Mitrovicën.

Të hënën me 6 korrik do të jemi në Gjilan. Dhe, vikendin e fundit para finaleve, shoqërim me “muzikë, diell dhe kënaqësi streetballi” do të kemi në Gjakovë, të shtunën me 11 korrik, ndërsa sivjet, gara e fundit kualifikuese nëpër qytete do të mbahet në Ferizaj.  

Krejt në fund, Superfinalja dhe beteja për titullin e kampionit të Limak Streetball Kosova 2015 do të mbahet në Prizren, me 18 korrik”, ka thënë tutje Fehmiu.

Limak Streetball Kosova 2015Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

 

PROFI & AMATOR

RISI PËR SIVJET JANË KATEGORIZIMI I RI I GARAVE.

Organzatori i “Limak Streetball Kosova 2015”, ka zbuluar para gazetarëve, detajet dhe risitë e këtij edicioni.

Nga sivjet, për titullin e kampionit të Kosovës do të luhet pa limit për lojtarë aktiv, kategori kjo e quajtur Profesionale apo shkurt Profi.

Aty mund të paraqiten në një skuadër edhe katër lojtarë që kanë garuar në garat e FBK-së gjatë edicionit paraprak, gjë që ka qenë e limituar në të kaluarën, në vetëm një lojtar aktiv.

Përmes kësaj kategorie, organizatori synon ngritjen e cilësisë së garave dhe që kampioni i Kosovës, i cili do të na prezantojë në arenën ndërkombëtare, të jetë shumë më i fortë në të ardhmen.

Risi tjetër, është krijimi i një kategorie, ku mund të luajnë të gjithë ata që merren me basket për qejf, me rekreacion, apo janë veteranë të basketbollit.

Në të dy kategoritë, këtë edicion numri i pjesëmarrësve është i limituar, vetëm nga 8 skuadra në secilën kategori, 8 profi dhe 8 amatorë.

“Do të jenë edhe dy ndryshime në rregulla, me qëllim që t’i përshtatemi FIBA 3×3 Basketbollit. E para është se, nga sivjet do të luhet me topa më të vegjël, topa me numër 6.

E dyta, pas shënimit të koshit, skuadra e cila e ka pranuar koshin, automatikisht e kap topin nën kosh dhe e fillon sulmin e ri duke dribluar topin apo duke e pasuar jashtë zonës për tri pikë (6,75 metra). Këtu duhet ditur se, kundërshtari nuk ka të drejtë të ketë kontakt apo t’ia marr topin deri sa gjendet në gjysmërrethin e zonës së drejtëkëndëshit. Natyrisht, nga ai moment që lojtari që e ka pranuar koshin e kap topin, fillon të ec koha prej 12 sekondave për sulm”, ka shtuar tutje Fehmiu. Këto ndryshime sipas tij, do ta bëjnë lojën shumë më dinamike.

DETI PËR PROFIT, KESH PËR AMATORËT        

EDHE KËTË VIT SHPËRBLIME ATRAKTIVE

Pjesëmarrësit e këtij edicioni, si zakonisht i pret ëmbëlsira në fund, shpërblimi për më të mirët.

Kampionit të “Limak Streetball Kosova 2015”,  në kategorinë profesionale, sivjet i ndahet shpërblimi simpatik “7 ditë në Turqi dorën në xhep pa e shti”, i mundësuar nga kompania “Ephesus”.

Pra, kampioni i Kosovës në kategorinë profesionale, sivjet do të fitojë një pushim “All Inclusive” në bregdetin e Antalyas në Turqi, ndërsa nënkampioni do të fitoj shpërblimin 500 euro.

Dhe kjo nuk është e tëra, ngase Shoqata e Streetballit, ka menduar edhe për amatorët apo kategorinë tjetër garuese ku, kampioni i Kosovës do të fitoj 800 euro kurse vendi i dytë 400 euro.

Pra, sivjet fondi i shpërblimeve është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar.

REGJISTRIMI I LOJTARËVE

GJATË TURNEUT DHE NË INTERNET

Regjistrimi i lojtarëve edhe sivjet mudn të kryhet në dy mënyra.

Në vendin e ngjarjes, në qytetet ku mbahet Streetballi, si dhe regjistrimin regjistrimin individual të lojtarëve të streetballit në platformën e FIBA 3×3 basketbollit në internet, www.3x3planet.com

Për më tepër, është ky edicioni i tretë, që streetballi kosovar luhet i ndërkombëtarizuar dhe i pranuar nga FIBA (http://www.3x3planet.com/Events/) në kuadër të familjes, e cila i numëron mbi 280 milionë lojtarë të regjistruar në mbarë botën dhe mëton që në Olimpiadën verore 2016 ose më së largu 2020, të bëhet sport olimpik.

“Është shumë e rëndësishme që ata lojtarë që dëshirojnë të luajnë , në cilëndo kategori, të hapin profilin e tyre në këtë platformë dhe pastaj, varësisht nga suksesi dhe pjesëmarrja e tyre në turnetë e streetballit, në Kosovë apo edhe jashtë tij, mund të marrin pikë dhe të përmirësojmë rangimin e tyre individual, me çka automatikisht i sjellin më shumë pikë edhe Kosovës.

Me këtë rast i lus të gjithë ata që luajnë stretball apo basketboll, të regjistrohen në ueb faqen e FIBA-së dhe të krijojnë profilin e tyre personal të garuesit”, ka thënë Fehmiu.

Ai i ka porositur gazetarët dhe të gjithë të interesuarit, se sa i përket detajeve teknike tjera, ato pak a shumë mbeten të njëjta dhe mund të gjenden në ueb faqen tonë zyrtare kosovastreetball.org

 

ORARI I TURNEVE KUALIFIKUES NËPËR QYTETE

 Orari i garave i Limak Streetball Kosova 2015:

E shtunë, 27 Qershor, në Prizren – turneu kualifikues

E diel, 28 Qershor, në Pejë – turneu kualifikues

E shtunë, 4 Korrik, në Prishtinë – turneu kualifikues

E diel, 5 Korrik, në Mitrovicë – turneu kualifikues

E hënë, 6 Korrik, në Gjilan – turneu kualifikues

E shtunë, 11 Korrik, në Gjakovë – turneu kualifikues

E diel, 12 Korrik, në Ferizaj – turneu kualifikues

E diel, 18 Korrik, në Prizren – Superfinalja e Limak Streetball Kosova 2015

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Ky edicion, i Limak Streetball Kosova 2015, mbështetet nga:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Swiss Diamond

HEJ ! Ipko …telefonia mobile

Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi  muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

FIBA 3×3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare http://www.3x3planet.com/en/event/search?page=0&tab=&SearchCriteria.Keywords=streetball+kosova+2015&SearchCriteria.CountryIso3=&SearchCriteria.Location=+)&SearchCriteria.SearchWithin=&SearchCriteria.Date=&SearchCriteria.RegistrationStatus=&SortBy=TournamentStartDateDescending

PO VJEN… Koha për Streetball, muzikë diell dhe kënaqësi