PRIZRENI FIRST PICK , I EDICIONIT “STREETBALL KOSOVA 2015”

THE ANSWER MBETET NË GARË PËR DETI , FITON TITULLIN NË PRIZREN

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Limak Streetball Kosova 2015 filloi.

Pikënisja e edicionit të sivjetmë , ishte sërish në Prizren , aty dhe ku do të zhvillohet superfinalja, por për këtë ka kohë , pasi karvani i “Limak Streetball Kosova 2015” , ka edhe shumë qytete për ti vizituar.

Prizreni tregoi se jo rastësisht , mbanë primatin e një prej qyteteve kryesore në kampionatin e Kosovës në Streetball.

Madje stinorin e kaluar , gara e Prizrenit ishte aq e fortë , sa që po konsiderohet si një nga turnet më të mirë në historinë e gjatë të Streetballit të Kosovës.

Pjesëmarrës ishin 8 ekipe , apo maksimumi i lejuar në konkurencën e Profesionistëve dhe 4 ekipe në konkurencën e Amatorëve. Ndërsa në përbërje të ekipeve , pati lojtarë nga Bukureshti , Tirana , Prishtina e Prizreni.

Duhet theksuar se sivjet dinamikë lojës , veq shumë emrave të njohur nga basketbolli kosovar dhe me gjere , i dha edhe ndryshimi i disa rregullave të lojës së basketbollit në rrugë, të cilat edhe pse po i dëgjonin ndoshta për herë të parë , u kapën mirë nga garuesit.

 

PROFESIONISTËT

“THE ANSWER” NUK GJENË KUNDËRPËRGJIGJE , SHPALLET KAMPION I PRIZRENIT

Epitetin e kampionit e siguroi skuadra “The Answer” , që në skuadrën e saj kishte bërë “bashkimin kombëtar” , duke pasur në përbërje basketbollist nga Shqipëria dhe Kosova.

Në finale “Thë Answer” mposhti ekipin Qysh t’kish qef , me rezultat 21:17.

The Answer në përbërje kishte emra si Erjon Llazari , shtatgjati Urim Zenelaj , Robert Shestani e Endri Roshi.

Kjo shkrirje e dy shteteve në një , i dha fuqi ekipit “The Answer” , që pati pa dyshim përbërjen më të komponuar dhe më të përgatitur për garën e Prizrenit.

1111
“Limak Streetball Kosova 2015”

Kampionët e Limak Streetball Kosova 2015 në Prizren nw konkurencwn e Profesionistwve  – The Answer

(Endri Roshi , Robert Shestani , Urim Zenelaj , Endri Roshi)

AMATORËT

HEJ PLEQT MPOSHTIN RININË , SHPALLEN KAMPION TE AMATORËT E PRIZRENIT

Finales i paraprinë dhjetra takime në të dyja konkurencat , pasi sivjet gara pati edhe në konkurencën e Amatorëve, ku kampion dolën “Hej ! Pleqt”, që në përbërje pati edhe veteran të basketbollit , gjegjësisht ish basketbollist të Bashkimit, Safet Gashi , Driton Sallauka , Petrit Skenderi dhe Dren Marseli.

Hej Pleqt , realisht ishin sinonim i rinisë në ktë turrne. Me mbi 30 vite mbi supe gati secili prej këtij ekipi , treguan se ende e zotrojnë këtë sport , dhe nëse jo për nga energjia , atëherë për nga përvoja dhe preciziteti , ata treguan vetëm sa ishin pjekur edhe më.

Në finale ata mposhtën ekipin “Edhe na juve” , me rezultat bindës , 21:17.

“Limak Streetball Kosova 2015”
“Limak Streetball Kosova 2015”

Kampionët e Limak Streetball Kosova 2015 në Prizren në konkurencën e Amatorëve  – Hej ! Pleqt

(Safet Gashi , Driton Sallauka , Petrit Skenderi , Dren Marseli)

RRUGA DREJT FINALES

AMATORËT DHE PROFESIONISTËT NISËN GARAT NË GRUPE

Sivjet garat patën format të ri.

Vec se ishin dy kategori , skuadrat nisën garat të ndarë në grupe me nga 4 ekipe , ku secili grup pati nga 3 xhiro, apo secili ekip pati nga tri ndeshje , për të siguruar plasmanin më tutje.

Në konkurencën kryesore , garat u hapën me takimi Hej Nah 4 kundër ekipit SPD.

Rezultati pas 10 minuta lojë , ishte 16:15 për Hej Nah 4 , dhe ky epilog tregoi që në start se priten përballje të forta dhe dramatike.

Ndër ato takime që vënë në ethe të gjithë të pranishmit në “Zona Park” , ishin ndeshjet The Answer kundër Qysh t’kish qef , që shkoj edhe në vazhdime. 20:20  ishte koha e rregullt , ndërsa në kohën shtesë atë ndeshje e fitoi Qysh t’kish qef me rezultat 21:20.

Ndërsa takimi që përfundoi gati më së shpejti , pasi ekipi i shënoi 21 pikë , ishte ndeshja e xhiros së 8-të në grupin B , ndërmjet The Answer dhe Krypave , ku shpërtheu playmekeri Erion Llazari me treshe , dhe për 5 min e 40 sekonda , The Answer arriti kuotën e 21 pikëve.

Pas tri raundeve , kalimin tutje nga grupi A e siguroi ekipi SDP me bilanc të qind për qind , prej 3 fitore nga po aq takime. Nga ky grup kaloi edhe skuadra e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës , të cilët ditë më parë u shpallën kampion në një turne të Bullgarisë.

Ndërsa nga grupi B , kaluan , Qysht t’kish qef me 3 fitore asnjë humbje dhe The Answer që pati bilanc prej 2 fitore e 1 humbje.

 

GRUPI A – Kategoria e profesionistëve

“Limak Streetball Kosova 2015”
“Limak Streetball Kosova 2015”

GRUPI B – Kategoria e profesionistëve

 “Limak Streetball Kosova 2015”

“Limak Streetball Kosova 2015”

Tutje në gjysmë finale , u përballën SPD kundër The Answer. Në këtë takim , 4-shja , Llazari , Zenelaj , Shestani e Endri Roshi , treguan paraqitjen më bindëse , duke u plasuar fuqishëm në finale me fitore 21:13.

Na gjysmë finalen tjetër , Qysh t’kish qef në përbërje të Altin Morinës , Arianit Collakut , Qendrim Ajazajt e Fejzi Nafezit , mposhti ekipin e Federatës Sportive të Kosovës , që në radhët e veta pati Pjetër Dodën , Amant Jahën , Albatrit Berishën e Besart Shatrin.

Kjo katërshe vinte pas një suksesi të arritur në një turne të bullgarisë ku në mesin e shumë ekipeve nga evropa , kishin ngadhnjyer si më të mirët.

Por në Prizren ata u befasuan nga të rinjët e skuadrës Qysh t’kish qef , duke u mposhtur me rezultat 15:14, me c’rast Qysh t’kish qef marrshoi drejt finales ku i priste ekipi The Answer.

Ndërsa në konkurencën e Amatorëve , epitetin e liderit në grup e siguroi Hej ! Pleqt , derisa tutje në finale u plasua edhe skuadra Edhe na Juve.

Grupi A – Konkurenca e Amatorëve

 “Limak Streetball Kosova 2015”

“Limak Streetball Kosova 2015”

FINALET

THE ANSWER DHE HEJ PLEQT SHPËRTHYEN NË NDESHJEN E FUNDIT

Në finale të dy ekipet kampione , The Answer dhe Hej ! Pleqt , shpëthyen duke dominuar thellë mbi kundërshtarët.

The Answer , që lojën në finale e bazoi kryesisht nëpërmjet shtat gjatit Urim Zenelaj , e fitoi ndeshjen me rezultat 21:17.

Kurse në konkurencën e Amatorëve , Hej ! Pleqt , treguan freski maksimale , duke qenë dominues si në trapez ashtu edhe me gjuajtje nga treshet. Ndeshja përfundoi 21:10 në të mirë të tyre.

SHIKUESHMËRI E MADHE NË PRIZREN

LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015 , GRAVITOJ 2000 MIJË SHIKUES GJATË DITËS

“Limak Streetball Kosova 2015” të shtunën në Prizren morri epitetin e ngjarjes kryesore të qytetit.

Gjatë tërë ditës turneu gravitoj 2000 mijë shikues , që nuk është dicka e re në Prizren , pasi ky qytet gjithnjë ka treguar interes për këtë garë , dhe kjo u pa edhe sivjet.

Dhe ky numër pritet të jetë edhe shumë fish më i madh , më 18 korrik , kur dhe do të zhvillohet Superfinalja , që për arenë do ta ketë sërish Prizrenin.

finall
“Limak Streetball Kosova 2015”

LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015  

SHIU E SHTYNË GARËN E PEJËS   

Ndalesa e radhës e “Limak Streetball Kosova 2015” ka qenë e planifikuar të jetë qyteti i Pejës.

Por gara e Pejes , e parapare te zhvillohet kete te diele , me daten 28 qershor , është zhvendosur per nje date tjeter.
Organizatoret e “Limak Streetball Kosova 2015” , morren kete vendim pasi , parashikimet e motit per te dielen jane se do te kete rrebesh shiu ne Peje, gje e cila pamundeson zhvillimin e garave.

Keshtu , pas Prizrenit , gare e cila u mbyll me sukses kete te shtune , Peja kenaqesit nga “Limak Streetball Kosova 2015” , do ti perjetoj ne nje date tjeter , per te cilen do te informoheni ne ditet ne vijim.

DETI PËR PROFIT, KESH PËR AMATORËT        

EDHE KËTË VIT SHPËRBLIME ATRAKTIVE

Pjesëmarrësit e këtij edicioni, si zakonisht i pret ëmbëlsira në fund, shpërblimi për më të mirët.

Kampionit të “Limak Streetball Kosova 2015”,  në kategorinë profesionale, sivjet i ndahet shpërblimi simpatik “7 ditë në Turqi dorën në xhep pa e shti”, i mundësuar nga kompania “Ephesus”.

Pra, kampioni i Kosovës në kategorinë profesionale, sivjet do të fitojë një pushim “All Inclusive” në bregdetin e Antalyas në Turqi, ndërsa nënkampioni do të fitoj shpërblimin 500 euro.

Dhe kjo nuk është e tëra, ngase Shoqata e Streetballit, ka menduar edhe për amatorët apo kategorinë tjetër garuese ku, kampioni i Kosovës do të fitoj 800 euro kurse vendi i dytë 400 euro.

Pra, sivjet fondi i shpërblimeve është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar.

 

ORARI I TURNEVE KUALIFIKUES NËPËR QYTETE

Orari i garave i Limak Streetball Kosova 2015:

E shtunë, 27 Qershor, në Prizren – turneu kualifikues

E diel, 28 Qershor, në Pejë – turneu kualifikues (shtyhet për shkak të shiut)

E shtunë, 4 Korrik, në Prishtinë – turneu kualifikues

E diel, 5 Korrik, në Mitrovicë – turneu kualifikues

E hënë, 6 Korrik, në Gjilan – turneu kualifikues

E shtunë, 11 Korrik, në Gjakovë – turneu kualifikues

E diel, 12 Korrik, në Ferizaj – turneu kualifikues

E diel, 18 Korrik, në Prizren – Superfinalja e Limak Streetball Kosova 2015

 

 

Ky edicion, i Limak Streetball Kosova 2015, mbështetet nga:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Sëiss Diamond

HEJ ! Ipko …telefonia mobile

Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi  muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

 

FIBA 3×3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare)
http://www.3x3planet.com/en/event/search?page=0&tab=&SearchCriteria.Keywords=streetball+kosova+2015&SearchCriteria.CountryIso3=&SearchCriteria.Location=+)&SearchCriteria.SearchWithin=&SearchCriteria.Date=&SearchCriteria.RegistrationStatus=&SortBy=TournamentStartDateDescending

Për më shumë rreth Limak Streetball Kosova 2015 , lexo në:

http://www.kosovastreetball.org/

https://www.facebook.com/officialstreetballkosova?fref=ts

 

 

 

 

 

THE ANSWER MBETET NË GARË PËR DETI , FITON TITULLIN NË PRIZREN