Street 1

Karvani i “Limak Streetball Kosova 2015”, këtë vikend do të kalojë në tri qytete të Kosovës, për të përcaktuar tre superfinalistë të tjerë, në të dy kategoritë, Profi dhe amator.

Kampionati i 16-të Kosovës në Streetball, nisi javën e kaluar me turneun e parë të zhvilluar në Prizren, ndërsa këtë fundjavë dhe të hënën, rrugëtimi do të vazhdojë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Të shtunën (4 korrik) në Prishtinë, turneu i Streetballit zhvillohet në Amfiteatrin e Sheshit Zahir Pajaziti, me skuadrat që do të kenë mundësinë të paraqiten për pjesëmarrje në vendin e ngjarjes, duke filluar nga ora 9:00 me regjistrimet, që do të pranohen deri në orën 9:45, kur edhe do të mbyllet regjistrimi. Pastaj do të hedhet shorti, caktohen çiftet dhe më pas, saktësisht në ora 10:00, do të nisin garat në grupe, në të dy kategoritë, Profi dhe amator.

Turneu kualifikues i “Limak Streetball Kosova 2015” vazhdon të dielën (5 korrik), ku për ndalesë ka Mitrovicën.

Duke filluar nga ora 9:00, në qendrën sportive “Fatime Xhaka” në Mitrovicë, do të fillojnë regjistrimet dhe do të zgjasin deri në ora 9:45, kur edhe hidhet shorti. Sikur edhe në qytete tjera, garat edhe në Mitrovicë nisin nga ora 10:00.

Edhe sivjet, në Mitrovicë, në fushën më të bukur dhe më atraktive për zhvillimin e Streetballit, qendrën sportive me terrene të hapura, Fatime Xhaka, pritet pjesëmarrje e shumë lojtarëve atraktiv dhe jashtëzakonisht kualitativ.

Të hënën, kënaqësitë streetballistike, do t’i shijojë qyteti i Gjilanit, që është ndalesa e katërt, që kur nisi kampionati i Streetballit në Prizren javën e shkuar.

Agjenda e regjistrimit dhe ecurisë së ndeshjeve, edhe në Gjilan nuk dallon nga qytetet e tjera.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në turneun kualifikues të Gjilanit, duhet të paraqiten para Teatrit të Qytetit, të hënën (6 korrik) aty ku tradiocionalisht mbahen garat e Streetballit.

Nga ora 9:00 fillon regjistrimi i ekipeve, deri më 9:45, dhe pas hedhjes së shortit, nisin garat në ora 10:00, për të përcaktuar dy superfinalistët e tjerë nga ky qytet.

Si zakonisht, në këtë turne kualifikues pritet të marrin pjesë veteranët e streetballit gjilanas, ish-basketbollistët, basketbollistët aktiv dhe ata që për rekreacion luajnë “basket 3 kundër 3”.

Ndërkohë, organizatorët e “Limak Streetball Kosova 2015”, së fundi kanë vendosur edhe për datën e mbajtjes së garave në Pejë, të parapara për t’u zhvilluar vikendin e kaluar, por që u shtynë, për shkak të motit.

Turneu kualifkues i Pejës, do të zhvillohet të premten më 10 qershor, aty ku streetballistët e shumtë pejanë, do të kenë mundësinë të masin forcat dhe të tregojnë talentin.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

DETI PËR PROFIT, KESH PËR AMATORËT
EDHE KËTË VIT SHPËRBLIME ATRAKTIVE

Pjesëmarrësit e këtij edicioni, si zakonisht i pret ëmbëlsira në fund, shpërblimi për më të mirët.

Kampionit të “Limak Streetball Kosova 2015”, në kategorinë profesionale, sivjet i ndahet shpërblimi simpatik “7 ditë në Turqi dorën në xhep pa e shti”, i mundësuar nga kompania “Ephesus”.

Pra, kampioni i Kosovës në kategorinë profesionale, sivjet do të fitojë një pushim “All Inclusive” në bregdetin e Antalyas në Turqi, ndërsa nënkampioni do të fitoj shpërblimin 500 euro.

Dhe kjo nuk është e tëra, ngase Shoqata e Streetballit, ka menduar edhe për amatorët apo kategorinë tjetër garuese ku, kampioni i Kosovës do të fitoj 800 euro kurse vendi i dytë 400 euro.

Pra, sivjet fondi i shpërblimeve është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Ky edicion, i Limak Streetball Kosova 2015, mbështetet nga:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Swiss Diamond
HEJ ! Ipko …telefonia mobile


Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

Për më shumë detaje zyrtare vizitoni :
http://www.3x3planet.com/tournamen…/details/TMZ14GEDORJCYXKX
http://www.kosovastreetball.org/
http://www.facebook.com/officialstreetballkosova

KËNAQËSITË E STREETBALLIT, KËTË VIKEND NË PRISHTINË E MITROVICË DHE TË HËNËN NË GJILAN