Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Të emëruar sipas Aleancës veri-atlantike, ekipi NATO, është fitues i turneut të Prishtinës, në kategorinë Profi, në kampionatin e Streetballit, “Limak Streetball Kosova 2015”.

Të udhëhequr nga dy lojtarët aktivë të Bashkimit, Kreshnik Juniku dhe Altin Morina, ai i Yllit Artin Gashi dhe veterani Arianit Çollaku, ekipi NATO ka triumfuar në finalen e turneut të Prishtinës, duke dhënë kështu emrin e dytë të Superfinalistit, që më 18 korrik, do të luftojë për çmimin e madh në Superfinalen në Prizren.

NATO, në finale mposhti ekipin Air Force 1, që po ashtu kishte në përbërje lojtarë aktiv, Albatrit Berishën e Altin Sahitin, që ndeshjen finale e bënë shumë interesante, duke e vendosur në sekondat e fundit, me rezultat 20:19, në favor të NATO-së.

Pas ekipit “The Answer”, fituesit e turneut në Prizren, NATO është ekipi i dytë që do të luftojë për çmimin e madh më 18 korrik në Prizren, në kategorinë Profi, e që është çmimi aktraktiv “7 ditë në Turqi, dorën n’xhep pa e shti.

Të shtunën, në kryeqytet krahas kategorisë Profi, u zhvilluan garat edhe në kategorinë amatore, ku fitues doli skuadra Fenchat, në përbërje të Jon Ajetit, Valdrin Tahirit, Dardan Sejdiut e Visar Latifajt.

Në ndeshjen finale, Fenchat mposhtën ekipin Thug Life, që mori pjesë për herë të 15-të rresht në Streetballin e Kosovës, në vendin tonë.

Finalja e amatorëve, u vendos pas vazhdimeve, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras. Dy pikë në minutat shtesë nga ekipi Fenchat, u siguruan atyre vizën për pjesëmarrje në Superfinalen e kategorisë amatore, që zhvillohet po ashtu më 18 korrik në Prizren.

Turneu i Prishtinës, ka qenë njëri nga më cilësorët deri më tani, me lojëra interesante, shumë rivalizuese dhe dramatike, në të dy kategoritë.

Pjesëmarrja ishte maksimale me 16 skuada, në të dy kategoritë të ndara në dy grupe, ndërsa ndeshjet në kryeqytet i kanë përcjellë rreth 2 mijë shikues, që kanë gravituar gjatë ditës.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Të parët që nisën garat në turneun e Prishtinës, ishin kategoria amatore, me tetë skuadra të ndara në dy grupe.

Interesimi ishte i jashtëzakonshëm për pjesëmarrje në turneun e kryeqytetit, por sipas rregullave të FIBA-së për turnetë 3×3, edhe në Kosovë, kampionati i Streetballit zhvillohet me maksimalisht 8 skuadra.

Kështu në Grupin A, nga katër skuadra, lider ishte ekipi “Fenchat”, me në krye gazetarin sportive Jon Ajeti, skuadra e të cilit siguroi gjysmëfinalen, me tri fitore rresht, madje duke i kryer ndeshjet para kohe, duke realizuar 21 pikë.

Nga ky grup u kualifikua edhe ekipi “Hej! Raketat”, që pësuan vetëm nga Fenchat.

Në grupin B, për të 15-tin vit me radhë, morën pjesë streetballistët e skuadrës

“Thug Life”, që fazën grupore e kaluan pa humbje, për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale. E nga ky grup kaloi si i dyti edhe ekipi Bregu, duke e kompletuar gjysmëfinalen e amatorëve, Fenchat – Bregu dhe Thug Life – Hej! Raketat.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Në radhë ishin garat e kategorisë Profi, që lirisht mund të quhet kategoria e rëndë, pasi pjesëmarrës ishin ekipet, që në përbërje kishin lojtarë aktivë, nga të gjitha ligat e Kosovës në basketboll, përfshirë edhe Superligën.

Qysh në start të garave, shorti hodhi përballë kampionin e edicionit të shkuar, ekipin “Mr. Pantina”, që merr pjesë tash e më shumë se një dekadë, në kampionatet e Streetballit në Kosovë.

Për kampionin në fuqi luanin si zakonisht vëllezërit Valmir e Valon Behrami¸por edhe ish-basketbollisti i Prishtinës, Agim Hamiti, ndërsa përballë kishin ekipin Air Force 1, në përbërje të lojtarëve aktivë Albatrit Berisha, Ujkan Karanezi e Altin Sahiti.

Ky duel i pëmasave të mëdha, i takoi ekipit super ajror “Air Force 1”, falë shënimeve nga distanca, 12:8, rezultati në fund.

Berisha, Sahiti e Karanezi udhëhoqën ekipin e tyre pa asnjë humbje në grupin A, dhe së bashku me Mr Pantinën, kaluan në gjysmëfinale.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Në Grupin B, një tjetër ekip i përmasave të mëdha, dhe tejet luftarak, me emrin NATO, që kishte në përbërje lojtarët aktivë, Juniku e Morina nga Bashkimi i Superligës dhe Gashi nga Ylli, me veteranin Qollakajn.

Ndeshje cilësore, aksione spektakulare fantastike streetballistike, ishin vetëm disa nga veqoritë e kësaj skuadre, që fitoi të tri ndeshjet e grupit dhe kaloi në gjysmëfinale.

Atraksione streetballistike në këtë grup dhe lojëra kualitative shfaqi edhe ekipi “4 Snipers”, që specialitet kishin edhe shënimet nga largësia, ndërsa për ta kënaqur publikun u përkujdes streetballisti i njohur i kësaj skuade Diamant Shabani. Me dy fitore, e një humbje, “4 snajperistët” siguruan gjysmëfinalen.

Kështu u kompletua edhe gjysmëfinalja në kategorinë Profi:

“Air Force 1” – “4 Snipers” dhe NATO – Mr. Pantina.

**

Ndeshjet u futën në fazën finale, me gjysmëfinalet e amatorëve në radhë.

Priteshin duele të forta gjysmëfinale, por Fenchat kaluan me shumë lehtësi në finale, duke mposhtur Bregun 20-6. Ndërsa në finalen kaluan edhe Thug Life, që realizuan 16 pikë, dhe pranuan vetëm 3.

Kështu Finalja e parë e Prishtinës ishte ajo ndërmjet Fenchave dhe Thug Life.

Por te Profit, gjysmëfinalet ishin për mbamendje dhe të vendosura në qastet e fundit.

Kampionët e vitit të shkuar Mr. Pantina kishin përballë NATO-në, në duelin e ngushtë dhe të barabartë fillim e mbarim. Vetëm një minutë pa përfunduar ndeshja, Kreshnik Juniku, shënon për 21-18, që ishte edhe rezultati final, me çka dërgoi ekipin e NATO-së në finale.

Gjysmëfinale rivalizueze, ishte edhe ajo ndërmjet “Air Force 1” dhe “4 Snipers”.

Ekipi i Altin Sahitit e Albatrit Berishës e nisi mirë, duke kaluar në epërsi prej 15:9, por lejuan “snajperistët” të afrohen deri në dy pikë, 19:17, 30 sekonda pa përfunduar ndeshja. 7 sekonda pa përfunduar takimi, drama arriti kulmin me 4 snajpersitët që barazuan rezulatin 19-19, për ta dërguar ndeshjen në periudhën shtesë.

Aty Air Force 1, realizoi shpejt dy pikë dhe sipas rregullave të Streetballit, siguroi fitoren dhe njëherësh edhe Finalen në turneun e Prishtinës.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Koha ishte për finalet¸fillimisht me ndeshjen vendimtare të kategorisë amatore, ku përballë ishin Fenchat dhe Thug Life.

Në një ndeshje të nivelizuar dhe shumë të barabartë, Fenchat duke qenë në disavantazh, siguruan barazimin dhe dërguan finale në periudhën shtesë, aty ku realizuan dy pikë më shumë dhe iu gëzuan titullit të kampionit në Prishtinë, në kategorinë amatore.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Dueli i shumëpritur nga fillimi i garës në Prishtinë, ishte Finalja ndërmjet NATO-së dhe Air Force 1, dy superfuqive të turneut të kryeqytetit.

Finalja te Profitë, nisi më mirë për “Forcat Ajrore”, që patën seri prej 8-0, por që pranuan shumë shpejt pikë të njëpasnjëshme nga Juniku, Gashi e Osmani, për t’u afruar në vetëm një pikë 16:15.

Lojë e ngushtë dhe dramatike vazhdoi më pas, me Air Force One në epërsi minimale. 1 minutë e 32 sekonda para fundit, rezultati ishte 19-17, për Air Force One, por disa huqje nga distance, i shfrytëzuan basketbollistët e Superligës te ekipi NATO, që barazuan rezultatin në 19:19 dhe në 18 sekondat e fundit të ndeshjes, shënuan edhe një gjuajtje të lirë përmes Artin Gashit, i cili vendosi fituesin në turneun e Prishtinës, dhe finalistin e dytë për Superfinalen në Prizren më 18 korrik.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

DETI PËR PROFIT, KESH PËR AMATORËT        

EDHE KËTË VIT SHPËRBLIME ATRAKTIVE

Pjesëmarrësit e këtij edicioni, si zakonisht i pret ëmbëlsira në fund, shpërblimi për më të mirët.

Kampionit të “Limak Streetball Kosova 2015”,  në kategorinë profesionale, sivjet i ndahet shpërblimi simpatik “7 ditë në Turqi dorën në xhep pa e shti”, i mundësuar nga kompania “Ephesus”.

Pra, kampioni i Kosovës në kategorinë profesionale, sivjet do të fitojë një pushim “All Inclusive” në bregdetin e Antalyas në Turqi, ndërsa nënkampioni do të fitoj shpërblimin 500 euro.

Dhe kjo nuk është e tëra, ngase Shoqata e Streetballit, ka menduar edhe për amatorët apo kategorinë tjetër garuese ku, kampioni i Kosovës do të fitoj 800 euro kurse vendi i dytë 400 euro.

Pra, sivjet fondi i shpërblimeve është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Ky edicion, i Limak Streetball Kosova 2015, mbështetet nga:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Sëiss Diamond

HEJ ! Ipko …telefonia mobile

Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi  muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

 

FIBA 3×3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare)
http://www.3x3planet.com/en/event/search?page=0&tab=&SearchCriteria.Keywords=streetball+kosova+2015&SearchCriteria.CountryIso3=&SearchCriteria.Location=+)&SearchCriteria.SearchWithin=&SearchCriteria.Date=&SearchCriteria.RegistrationStatus=&SortBy=TournamentStartDateDescending

Për më shumë rreth Limak Streetball Kosova 2015 , lexo në:

http://www.kosovastreetball.org/

https://www.facebook.com/officialstreetballkosova?fref=ts

 

NATO PUSHTON KRYEQYTETIN