Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Zemra e stretballit kosovar të premtën e 10 korrikut, do të rrah në Pejë.

Nga ora 10:00 e mëngjesit, në qendër të qytetit, zhvillohet turneu i Pejës, që do të na dhurojë edhe Superfinalisitn e 6-të, për Superfinalen e 18 korrikut në Prizren.

Të dashuruarit në lojën e streetballit, do të kenë mundësi të luajnë në dy kategori: profesionale dhe amatore.

Në kategorinë profesionale, komplet ekipi mund të jetë i përbërë prej lojtarëve aktiv dhe këtu nuk ka limit.

Është ky rast i mirë që në Pejë të zhvillohen lojëra të bukura të Streetballit apo basketit 3 kundër 3, dhe para se gjithash, publiku të krijojë një atmosferë të bukur dhe të dërgojmë sinjalin e qartë, se ky Qytet e do dhe jeton për basketbollin, pavarësisht nga të gjitha rrethanat.

Vitin e kaluar turneu i Pejës, ishte jashtëzakonisht cilësor me tetë ekipe, me skuadrën Istogu që triumfoi në fund, pas tetë pjesëmarrjeve në turneun e Streetballit në Pejë. Një konkurrencë e fortë, lojëra atraktive përplot me depërtime fantastike me ngulitje, bombardime nga distanca e bllokada monstruoze, priten edhe këtë vit.

Prandaj, i ftojmë të gjithë lojtarët e basketbollit pejan, që të bëjnë ekipe të forta të streetballit, qoftë për kategorinë profesioniste apo amatore, në mënyrë që ta kemi turneun më të fortë dhe më të bukur që ndonjëherë e kemi pasur në Streetball.

Njëherësh, e ftojmë edhe publikun që të vijë dhe të kënaqet me, si thotë edhe organizatori “Muzikë, diell dhe kënaqësi streetbolli”

Sivjet garat zhvillohen në dy kategori, në atë amatore dhe Profi dhe janë rritur për trefish shpërblimet për ekipet fituese, në të dy kategoritë.

Nga sivjet, është kthyer çmimi “7 ditë në Turqi, dorën n’ xhep pa e shti”, për fituesin e Superfinales në kategorinë Profi.

Shpërblimi është paraparë, edhe për fituesin e Superfinales në kategorinë amatore, 800 euro do të ndahen për kampionin.

Pra, të premten nga ora 10, në vendin tradicional në qendër të qytetit, fillon turneu i Pejës i Limak Streetball Kosova 2015.

Hajde Pejë të tregojmë, se sa shumë basketbollin e dojmë !

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

DETI PËR PROFIT, KESH PËR AMATORËT        

EDHE KËTË VIT SHPËRBLIME ATRAKTIVE

Pjesëmarrësit e këtij edicioni, si zakonisht i pret ëmbëlsira në fund, shpërblimi për më të mirët.

Kampionit të “Limak Streetball Kosova 2015”,  në kategorinë profesionale, sivjet i ndahet shpërblimi simpatik “7 ditë në Turqi dorën në xhep pa e shti”, i mundësuar nga kompania “Ephesus”.

Pra, kampioni i Kosovës në kategorinë profesionale, sivjet do të fitojë një pushim “All Inclusive” në bregdetin e Antalyas në Turqi, ndërsa nënkampioni do të fitoj shpërblimin 500 euro.

Dhe kjo nuk është e tëra, ngase Shoqata e Streetballit, ka menduar edhe për amatorët apo kategorinë tjetër garuese ku, kampioni i Kosovës do të fitoj 800 euro kurse vendi i dytë 400 euro.

Pra, sivjet fondi i shpërblimeve është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Ky edicion, i Limak Streetball Kosova 2015, mbështetet nga:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Sëiss Diamond

HEJ ! Ipko …telefonia mobile

Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi  muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

 

FIBA 3×3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare)
http://www.3x3planet.com/en/event/search?page=0&tab=&SearchCriteria.Keywords=streetball+kosova+2015&SearchCriteria.CountryIso3=&SearchCriteria.Location=+)&SearchCriteria.SearchWithin=&SearchCriteria.Date=&SearchCriteria.RegistrationStatus=&SortBy=TournamentStartDateDescending

 

MUZIKË, DIELL DHE KËNAQËSI STREETBALLI, TË PREMTËN NË PEJË