Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Limak Streetball Kosova – Turneu i Gjakovës

Istogu fiton finale dramatike të Gjakovës dhe siguron superfinalen

Streetball , Dramë , Muzikë , Diell , Kënaqësi e Dashuri … që të gjitha dhe jo vetëm , i pati Turneu i Gjakovës në “Limak Streetball Kosova 2015”.

Në këtë atmosferë ku nuk mungoj asgjë , epitetin e kampionit në kategorinë Profi , e siguroi ekipi “Istogu” , që tregoi pa dyshim paraqitjen më të mirë në Gjakovë , duke shfaqur pikërisht basketboll kreativ të rrugës , por në të njëjtën kohë edhe basketboll kualitativ.

Ata në finale mposhtën ekipin “Inova” pas një finishi dramatik. Koha e rregullt përfundoi 16:16 , ndërsa në vazhdime , ekipi Istogu me një dyshe të shpejt , fitoi ndeshjen dhe njëkohësisht epitetin e kampionit të Gjakovës , vend të cilin do ta përfaqësoj ditë më vonë në Superfinalen e Prizrenit.

Istogu përbëhej nga vetëm 3 lojtarë , Diamant Shabani , Astrit Rexha dhe Berat Gashi. Numri prej 3 lojtarëve dhe mungesa e rezervës nuk penalizoi aspak këtë ekip , përkundrazi , ata patën freski maksimale gjatë tërë turneut dhe treguan një harmoni në fushë , gjë që rreflektonte faktin se kjo treshe e luan këtë sport së bashku , tani e një kohë.

"Limak Streetball Kosova 2015"
“Limak Streetball Kosova 2015”

Ndërkohë në kategorinë e Amatorëve , triumfoi skuadra “Djemt e Lidhjes” që mposhti në finale ekipin“Hej Gjakova” me rezultat 20:17.

"Limak Streetball Kosova 2015"
“Limak Streetball Kosova 2015”

Edhe në turneun e Gjakovës gati u përmbushë numri maksimal i skuadrave pjesëmarrëse. Të ndara në dy kategori gjithsej ishin 14-të skuadra.

8 apo maksimumi i mundshëm i skuadrave ishte në kategorinë e Amatorëve , kurse 6 skuadra të tjera garauan në kategorinë e Profesionistëve.

  

PROFESIONISTËT & AMATORËT – RRUGA DREJT FINALES

ISTOGU E INOVA KALUAN TUTJE SI LIDER , DJEMT E LIDHJES DHE HEJ GJAKOVA NGA VENDET E DYTA NË TABELË

Rruga drejt finales për të gjithë finalistët ishte tejet sfiduese dhe e vështirë.

Në kategorinë e profesionistëve , skuadrat u ndanë në dy grupe , me nga 3 ekipe pjesëmarrëse në secilin grup.

Në 4 nga 6 takimet e fazës së grupeve në konkurencën e Profesionistëve, fituesi u përcaktua me vetëm 2 pikë avantazh , fakt ky që tregon për garën e nivelizuar që ishte në Gjakovë.

E pas këtyre 6 takimeve , ku pati edhe vazhdime , tutje biletën e siguruan Inova e Istogu , si lider dhe pa humbje të grupit A gjegjësisht B , si dhe ekipi NA e Veteranet , që shkuan tutje si të dytit e grupeve.

Kurse skuadrat , Yong Boys e Shiki Shiki Baba , edhe përkundër angazhimit dhe nivelit mjaftë të lartë që treguan në fushë , u eliminuan që në start.

Në anën tjetër , në kategorinë e Amatorëve, gara ishte e zjarrtë po ashtu , me c’rast për një vend në gjysmë finale u luftua deri në xhiron e fundit.

Për dallim nga profesionistët , në kategorinë Amatore , ndodhi një rikthim i skuadrave , kjo pasi dy finalistët , Djemt e Lidhjes dhe Hej Gjakova patën luhatje në grupe , duke zënë vetëm vendet e dyta , derisa lider e të pa mposhtur në fazën e parë e përfunduan , ekipi Llokato në grupin A dhe Access Group në grupin B.

PROFESIONISTËT & AMATORËT – FINALET

“ISTOGU” DHE “DJEMT E LIDHJES” DEMOLUAN KUNDËRSHTARËT ME DYSHE

Dy skaudrat fituese , armën kryesore të tyre e patën në gjuajtje për dy pikë , ku ishin tejet efikase , dhe kjo u mundësoi atyre lojë më pozicionale pa shumë lëvizje , por konkrete dhe të sukses’shme.

Dy finalistët e kategorisë Profi , vazhduan dominimin edhe në fazën e eliminimit direkt. Ekipi Istogu ishte super-bindës , duke e përfunduar ndeshjen gjysmëfinale para kohe , pasi shënoi 21 pikë kundër ekipit NA , ndërsa pranuan vetëm 14-të. Thjeshtë 3-ja e Istogut , shënonte thuajse nga cdo pozitë , dhe kështu la pa zgjidhje ekpin NA , që me sportivitet pranoj eliminimin.

Kurse ekipit tjetër finalist , INOVA shpejt u shkëput në epërsi ndaj skuadrës Veteranat , të cilët tutje i mposhti me 19:11.

E finalja , ishte kapitull në vete.

Apo thënë ndryshe , kjo ishte finalja më interesante e këtij edicioni të “Limak Streetball Kosova 2015”, aq sa u deshën edhe vazhdimet , për ta mësuar fituesin.

Istogu në fakt , ishte pjesën më të madhe në anantazh ndaj kundërsharve të INOVA-s , të cilët duke e parë rezultatin , laujtën me kartën e rrezikshme duke tentuar kah fundi i takimit vetëm me dyshe, dhe kjo dha rezultat.

Sidomos në sekondën e fundit , kur pranë rezultatit , 16:14 në të mirë të Istogut , Shpat Kerleshi i ekipit INOVA gjuajti dhe shënoi , duke e dërguar ndeshjen në vazhdime, pasi barazoi shifrat në 16:16.

Me të njëjtën letër , ju kundërpërgjegj Inovas , Diamant Shabani i skuadrës Istogu , që shënoi shpejtë një dyshe në vazhdime , dhe fundosi shpresat e këtij ekipi për super finale.

Për Shabanin që doli të jetë hero i ekipit të tij , kjo ditë ishte e vacant pasi kishte edhe ditëlindjen.

Kështu me 18:16 , tutje në Superfinalen e Prizrenit , dhe në garë për Deti , mbeti ekipi i Istogut.

Edhe te Amatorët fillimisht u zhvilluan dy duelet gjysmë finale.

Djemt e Lidhjes dhe Hej Gjakova bënë rikthim , pasi edhe pse në këtë fazë arritën si skuadrat e dyta në grupe , mposhtën bartësit , ekipin Llokato dhe skuadrën Access Group.

Ndërsa në finale , sikurse fituesit e kategorisë Profi , edhe Djemt e Lidhjes , në krye me Arbnor Rifatin , bombarduan për dyshe.

Më mirë ndeshjen e nisën lojtarët e ekipit Hej Gjakova , që edhe patën avantazh deri në 5-6 pikë ndaj rivalëve të “Lidhjes”, por mbrojtja e mirë që bënë deri në ato moment ndaj Rifatit , u zbeh , dhe kjo u kushtoj ekipit Hej Gjakova , që lejuan një seri të shpejt nga dikur gjyqtari Rifati , I cili me dyshe të një pas njëshme , shkriu avantazhin e kundërshtarve.

Kurse , në castet kritike , doli në skenë edhe Mark Marku dikur i pasionuar ndaj Basketbollit tani këngëtar me nam. Marku bëri disa depërtime , sa për ti dhënë fund dysheve të Rifatit , dhe kështu këta të dy së bashku me Votim Bekteshin e Gezim Morinen , e fituan takimin me rezultat 20:17 , dhe siguruan plasmanin për në super finalen e Prizrenit , në kategorinë e Amatorëve.

 

 LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015 MBJELL DASHURI GJITHANDEJ

SHPAT KËRLESHI I EKIPIT “INOVA” I PROPOZOJ MARTESË TË DASHURËS SË TIJ

Ndalesa e Gjakovës , tham edhe në fillim , se ishte më e kompletuara dhe më e vecanta ndër vite , kjo jo vetëm sa i përketë streetballit , pasi Gjakova gjithnjë ka treguar nivel , por për faktin se , njëri nga pjesëmarrësit e rregullt të Streetballit që nga viti 2005 , Shpat Kërleshi i ekipit INOVA , këtë ngjarje e shfrytëzoi edhe për një pyetje të vështirë që pati t’ia bëjë të dashurës së tij … Ai realizoi një surprizë në bashkëpunim me organizatorët e “Limak Streetball Kosova 2015” , dhe i ulur në dy gjunjë nën shoqërimin edhe të fishekzjarreve, i propozoi martesë të dashurës së tij Gretës … e cila pa u hamendur dy herë , tha PO , dhe kështu Limak Streetball Kosova 2015-të , shënoi edhe një ngjarje të vacant në historinë e gjatë 16 vjecare.

"Limak Streetball Kosova 2015"
“Limak Streetball Kosova 2015”
"Limak Streetball Kosova 2015"
“Limak Streetball Kosova 2015”

KËNGËTARI MARK MARKU , I RIKTHEHET PASIONIT TË VJETËR

MARKU ME ‘’DJEMT E LIDHJES’’ SIGUROI SUPER FINALEN

Pjesëmarrës i vacant tjetër i këtij turrneu në Gjakovë ishte edhe këngëtari Mark Marku , që vite më parë shpërtheu kufijtë e muzikës duke impresionuar me paraqitjet e tij në shoë-in “Kroacia kërkon yllin”. Pas suksesit në këtë shoë , ai vazhdoi me ngritje në karrierën e tij muzikore.

Por , prap këtë të shtunë tregoi se nuk e kishte harruar pasionin e vjetër , Basketbollin.

Me një paraqitje mbresëlënëse ai shfaqi talentin e tij që nuk u zhvillua tutje , si rrjedhoj e zgjedhjes së muzikës si profesion i parë.

Por bashkë me 3 streetbollistët e tjerë , ai korri fitore në kategorinë e Amatorëve , dhe mbeti në garë për titullin e kësaj kategorie , që do të vendoset më 18 korrik në Prizren.

"Limak Streetball Kosova 2015"
“Limak Streetball Kosova 2015”

DETI PËR PROFIT, KESH PËR AMATORËT        

EDHE KËTË VIT SHPËRBLIME ATRAKTIVE

Pjesëmarrësit e këtij edicioni, si zakonisht i pret ëmbëlsira në fund, shpërblimi për më të mirët.

Kampionit të “Limak Streetball Kosova 2015”,  në kategorinë profesionale, sivjet i ndahet shpërblimi simpatik “7 ditë në Turqi dorën në xhep pa e shti”, i mundësuar nga kompania “Ephesus”.

Pra, kampioni i Kosovës në kategorinë profesionale, sivjet do të fitojë një pushim “All Inclusive” në bregdetin e Antalyas në Turqi, ndërsa nënkampioni do të fitoj shpërblimin 500 euro.

Dhe kjo nuk është e tëra, ngase Shoqata e Streetballit, ka menduar edhe për amatorët apo kategorinë tjetër garuese ku, kampioni i Kosovës do të fitoj 800 euro kurse vendi i dytë 400 euro.

Pra, sivjet fondi i shpërblimeve është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Ky edicion, i Limak Streetball Kosova 2015, mbështetet nga:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Sëiss Diamond

HEJ ! Ipko …telefonia mobile

Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi  muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

 

FIBA 3×3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare)
http://www.3x3planet.com/en/event/search?page=0&tab=&SearchCriteria.Keywords=streetball+kosova+2015&SearchCriteria.CountryIso3=&SearchCriteria.Location=+)&SearchCriteria.SearchWithin=&SearchCriteria.Date=&SearchCriteria.RegistrationStatus=&SortBy=TournamentStartDateDescending

Pwr mw shumw rreth Limak Streetball Kosova 2015 , lexo nw:

http://www.kosovastreetball.org/

https://www.facebook.com/officialstreetballkosova?fref=ts

 

Istogu fiton finale dramatike të Gjakovës dhe siguron superfinalen