Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Limak Streetball Kosova – Turneu i Ferizajit

“Kikirikat” nga Ferizaji , sigurojnë biletën e fundit për Superfinale

Karvani i”Limak Streetball Kosova 2015” kreu edhe ndalesën e fundit para superfinales.

Ferizaji ishte qyteti i 7-të që vizitoi “Limak Streetball Kosova 2015” , me c’rast tani u kompletua edhe grupi i skaudrave pjesëmarrëse për në Superfinalen e Prizrenit , që luhet më 18 korrik.

Në Ferizaj , interesimi për pjesëmarrëse theu të gjitha parashikimet.

"Limak Streetball Kosova 2015"
Rekord: Per 10 minuta u regjistruan 16 skuadra

Për 10 minuta nga momenti i arritjes së stafit të “Limak Streetball Kosova 2015” , në platonë para Komunës , u plotësan të gjitha vendet e lira për pjesëmarrje , 8 në kategorinë Profi dhe 8 të tjera në kategorinë e Amatorëve, ndërsa 4 ekipe të tjera që erdhën pas këtyre 10 minutave të para , mbetën jashtë garës , pasi numri vec ishte plotësuar.

 

 

Titullin në Ferizaj , dhe të drejtën e përfaqësimit të këtij qyteti në Super Finale e siguroi në kategorinë PROFI , e siguroi ekipi “Kikirikat”, në përbërje të Liridon Asllanit , Leutrim Bajramit ,  Lorik Imerit dhe Hasan Sadriut.

Ata në finale mposhtën skuadrën “Ferizaji” që në radhët e veta pati edhe ish hendbollistin shtatgjatë, Burim Zaskoku.

Kjo finale përfundoi pak para se të kryheshin 10 minuta , pasi ekipi Kikirikat tregoi efikasitet të lartë për dyshe , dhe arriti kuotën e 21 pikëve , derisa lejoj kundërshtarin ti shënoi 18 pikë.

fadfdsfsdf
Kampionet e kategorise PROFI – “Kikirikat”

Ndërkohë në kategorinë e Amatorëve , kampion doli skuadra “Katershja” e përbër nga Anton Quperjani , Kushtrim Aliu dhe vëllezërit Doda.

Ata mposhtën në finale ekipin“Driton Ibrahimi” me rezultat bindës 15:7.

ahasfaf
Kampionet e kategorise Amatore – “Katershja”

 

PROFESIONISTËT & AMATORËT – RRUGA DREJT FINALES

“KIKIRIKAT” DHE “FERIZAJI” , EKIPET MË TË MIRA EDHE NË GRUPE , SIKURSE “KATERSHJA” DHE “DRITON IBRAHIMI”

 

rruga
“Limak Streetball Kosova 2015”

Rrugën drejt finales me sukses ekipet fituese e nisën që në grupe , si Profit ashtu edhe Amatorët.

Në kategorinë e profesionistëve , skuadrat u ndanë në dy grupe , me nga 4 ekipe pjesëmarrëse në secilin grup.

Pas 12 ndeshjeve ku pati gjithcka nga bukuritë që i dhuron loja e streetballit , tutje biletën e siguruan , ekipet “Driton Ibrahimi” dhe “4 Snipers” nga grupi A , si dhe “Katershja” e “Sivjet me Shefin” nga grupi B.

Ekipet “Driton Ibrahimi” dhe “Katershja” kaluan si lider pa asnjë humbje , fakt ky që zbuloj se këto dy skuadrat që edhe do ta disktuojnë punën e titullit në Ferizaj-PROFI.

Nga garat në grupe te Profit , vec ekipeve që vazhduan pa humbje , duhet theksuar edhe dy momente të vecanta.

Fitoren prej 21:3 nga ekipi “Driton Ibrahimi” ndaj “Katanës” që mbetet një nga fitoret më të thella të këtij edicioni , si dhe ndeshjen e fundit të grupit A , ku 4 Snipers që në përbërje patën edhe dy gjyqtarët , Daut Mehmeti e Atdhe Goqaj , i dolën hak emrit të ekipit , duke shënuar 10 dyshe në duelin ndaj ekipit “Driton Ibrahimi” , takim të cilin në fakt e humbën me 21:20 , mirëpo vunë një rekord , duke i realizuar  të gjitha pikët e ndeshjes nga dyshet dhe atë me një efikasitet të lartë.

fsdfsdhuf
Radhitja e skuadrave neper grupe ne kategorine PROFI – “Limak Streetball Kosova 2015”

Në anën tjetër , në kategorinë e Amatorëve, garat po ashtu ishin tejet dinamike dhe në nivel.

Edhe në këtë kategori , dilema e liderëve u sqarua shpejt , kurse u luftua mjaftë për vendet e dyta.

Të parët dolën , Kikirikat në grupin A , me 3 fitore nga po aq takime , si dhe homologët e tyre në grupin B , skuadra Ferizaji.

Kurse AV Lodht që pati në radhët e veta edhe reperin Dr.Mic , fitoi betejën ndaj 12 Qershorit dhe Splash Brothers , duke marrë vendin e dytë në grupin A , derisa 0290 , me mund edhe më të madh , zuri vendine  dytë në grupin B , ku në garë deri në xhiron e fundit ishin edhe Hej Patikat dhe GL Block.

Edhe te amatorët , u shënuan një rekord. Në takimin 0290 kundër Hej Patikave ,  u shënuan gjithsej 42 pikë , më së shumti në këtë edicion të “Limak Streetball Kosova 2015. Fitore shënoi 0290 me rezultat 22:20.

Radhitja e skuadrave neper grupe ne kategorine e Amatoreve – “Limak Streetball Kosova 2015”

PROFESIONISTËT & AMATORËT – FINALET

“KIKIRIKAT” DHE “KATËRSHJA” DOMINUES EDHE NË FAZËN E DYTË TË GARAVE

Dy skaudrat fituese , armën kryesore të tyre e patën lojën ekipore , ku sa bllokohej njëri lojtarë , fillonte të shpërthente tjetri, gjë kjo që pamundësoj kundërshtarët e tyre , të ndjekin ëndrrën për biletat e fundit që kishin mbetur të lira për Super finale.

Dy finalistët e kategorisë Profi , nuk e patën aspak lehtë në duelet gjysmë finale.

Kikirikat rivalizuan ngushtë me ekipin 0290 , për 5 minutat e para , ndërsa në vazhdim , fal një serie të shpejt me dyshe , bënë shkëputjen dhe fituan takimin me 18:14 , që nënkuptoi edhe kualifikimin e tyre për në finale.

Ndërsa , kundërshtarët e tyre , Ferizaji , fal lojës së mirë të Zaskokut në trapez , ishte gati se gjithnjë në ofanzivë. Ky fakt , e bëri më të lehtë lojën për treshen e këtij ekipi , Bardhyl Brahimin , Festim Kilajn dhe Visar Zaskokun , që duke e parë dominimin e Burim Zaskokut në trapez , nuk ndaleshin së gjuajturi dyshe. Kjo edhe ndikoi që ky takim të përfundoj para kohe pasi “Ferizaji” arriti kuotën e 21 pikëve , ndërsa , AV Lodht , ia dolën të shënojnë vetëm 11 pikë , pikë këto të pa mjaftueshme për të mbetur në garë.

E finalja , solli shpërthimin e Leotrim Bajramit të ekipit “Kikirikat”.

Bajrami , ishte i pa ndalshëm , duke shënuar nga gati cdo pozitë , ndërsa Ferizajit më nuk i kryente as përparsia në shtatgjatësi e Zaskokut.

Gjatë tërë takimit final , “Kikirikat” patën një dominim të lehtë gjatë tërë ndeshjes , kjo e mundësuar nga loja e mirë e Bajramit , por edhe e të tjerëve , që kontribuan shumë në hapjen e rrugëve drejt koshit , nëpërmjet të cilave Bajrami shënonte.

Kështu , me 21:18 , “Kikirikat” mposhtën “Ferizajin” dhe , mbesin në garë për titullin e më të mirit në Kosovë te Profesionistet, epitet ky që do të mësohet të shtunën më 18 korrik , në superfinalen e madhe të Prizenit.

Limak
“Limak Streetball Kosova 2015”

Edhe te Amatorët fillimisht u zhvilluan dy duelet gjysmë finale.

“Katërshja” dhe “Driton Ibrahimi” shkelën kundërshtarët e tyre ne gjysmë finale , duke i përfunduar të dy takimet para kohe , pasi arritën kuotën prej 21 pikëve. “Driton Ibrahimi” mposhti “Sivjet me Shefin” me rezultat të thellë 21:6 , kurse “Katërshja” , u dërgoi në shtëpi Snajperët , që nuk shkrepën në gjysmë finale.

“Katërshja” fitoi me rezultat , 21:10.

Ndërsa në finale , ekipi i “Katërshes” në përbërje të Aliut , Quperjanit e vëllezëve Doda , bllokuan depërtimet e kundërshtarit në trapez , duke e detyruar të luaj më shumë me dyshe. Kjo edhe dha fryt , pasi ekipi “Driton Ibrahimi” dështoi nga distanca , e në anën tjetër , “Katërshja” shpejt krijoj avantazh prej 5 pikëve , epërsi të cilën e ruajti deri në fund , madje edhe e ngriti në +8 , 15:7 , që ishte edhe epilogu final i këtij takimi , që përcaktoi skuadrën e fundit të Amatorëve , që merr pjesë në Superfinalen e madhe të Prizrenit.

tab 2 ama
“Limak Streetball Kosova 2015”

 

HENDI-STREETBOLLISTËT DHE STREETBOLLISTET PASURUAN TURNEUN E FERZIAJIT

KRYETARI I KOMUNËS , UROJ PËR PËRFAQËSIM DINJITOZ TË FERIZAJIT NË SUPER FINALE

Vec 30 ndeshjeve që u luajtën në të dyja kategoritë , turneun e Ferizajit e pasuruan edhe dy takime revyale.

Para finales së Amatorëve , sikurse edhe cdo vit tjetër u përballën Hendi-Streetbollistat. Të ndarë në dy skuadra Media dhe Qendra , ata dhuruan moment te kendshme dhe e begatuan edhe më , edicionin e 16-të te “Limak Streetball Kosova”.

Në fund fitore shënoi ekipi Media me rezultat 8:1, derisa duhet theksuar se loja e Hendi-Streetbollistave u duartrokit në vazhdimsi nga të pranishmit.

assufhudsfhd
“Limak Streetball Kosova 2015”
hendi 1
“Limak Streetball Kosova 2015”

Kurse para finales se kategorise Profi , koha ishte edhe për një ndeshje tjetër revyale , speciale.

Tani u përballën streetbollistet. Ato u ndane ne dy skuadra Sinusi dhe Kosinusi , derisa rezultati i ketij takimi ishte ne plan te dyte, pasi në thelb ky takim pati për qëllim promovimin e streetbollit edhe te gjinia e kundërt , femrat , që pse jo , në një të ardhme të afërt , të kenë edhe ato kampionatin e tyre në Streetball.

vashat 3
“Limak Streetball Kosova 2015”
vashat 1
“Limak Streetball Kosova 2015”
vashat 2
“Limak Streetball Kosova 2015”

Turneun e “Limak Streetball Kosova 2015” e vizitoi edhe Kryetari i komunes se Ferizajt , Muharrem Sfarqa , i cili njeheresh beri edhe hapjen zyrtare te garave ne kete qytet.
Nikoqiri uroj garuesit qe t’ia dalin mbare ne garat e Ferizajit dhe ta perfaqesojne sa me denjesisht kete qytet ne superfinalen e Prizrenit me 18 korrik.

sfarqa 1
“Limak Streetball Kosova 2015”
sfarqa 2
“Limak Streetball Kosova 2015”

DETI PËR PROFIT, KESH PËR AMATORËT        

EDHE KËTË VIT SHPËRBLIME ATRAKTIVE

Pjesëmarrësit e këtij edicioni, si zakonisht i pret ëmbëlsira në fund, shpërblimi për më të mirët.

Kampionit të “Limak Streetball Kosova 2015”,  në kategorinë profesionale, sivjet i ndahet shpërblimi simpatik “7 ditë në Turqi dorën në xhep pa e shti”, i mundësuar nga kompania “Ephesus”.

Pra, kampioni i Kosovës në kategorinë profesionale, sivjet do të fitojë një pushim “All Inclusive” në bregdetin e Antalyas në Turqi, ndërsa nënkampioni do të fitoj shpërblimin 500 euro.

Dhe kjo nuk është e tëra, ngase Shoqata e Streetballit, ka menduar edhe për amatorët apo kategorinë tjetër garuese ku, kampioni i Kosovës do të fitoj 800 euro kurse vendi i dytë 400 euro.

Pra, sivjet fondi i shpërblimeve është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Ky edicion, i Limak Streetball Kosova 2015, mbështetet nga:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Sëiss Diamond

HEJ ! Ipko …telefonia mobile

Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi  muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

 

FIBA 3×3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare)
http://www.3x3planet.com/en/event/search?page=0&tab=&SearchCriteria.Keywords=streetball+kosova+2015&SearchCriteria.CountryIso3=&SearchCriteria.Location=+)&SearchCriteria.SearchWithin=&SearchCriteria.Date=&SearchCriteria.RegistrationStatus=&SortBy=TournamentStartDateDescending

Pwr mw shumw rreth Limak Streetball Kosova 2015 , lexo nw:

http://www.kosovastreetball.org/

https://www.facebook.com/officialstreetballkosova?fref=ts

 

“Kikirikat” nga Ferizaji , sigurojnë biletën e fundit për Superfinale