Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Pas rrugëtimit njëmujor të karvanit të streetballit kosovar duke kaluar afro 1000 kilometra dhe vizituar shtat qendrat kryesore të Kosovës, ku u organizuan 7 turnetë kualifikuese të kampionatit të 16-të zyrtar të Republikës së Kosovës në streetball, Limak Streetball Kosova 2015, pas përfundimit të garave në Ferizaj, të dielën, janë përcaktuar edhe skuadrat superfinaliste në të dyja konkurrencat.

Kategorizimi i ri i garave, ndarja në konkurrencën profesionale dhe amatore, sivjet ka sjell freski dhe rritje të dukshme të kualitetit të garave.

Rivaliteti dhe bukuria e lojërave të treguara në edicionin e sivjetmë, Limak Streetball Kosova 2015, ishte i pa parë deri tash në historinë 16 vjeçare të këtij aktiviteti në Kosovë.

Në kategorinë profesionale, ku për dallim prej vitit të kaluar kur skuadrat kanë pasur të drejtë të aktivizonin vetëm një lojtarë aktiv në garat e FBK-së apo gjetiu, sivjet ky limit është hequr dhe skuadrat kanë pasur mundësi të kompletohen me katër lojtarë aktiv. Kjo gjë u dëshmua si një ndryshim kualitativ dhe solli lojërat mëë të forta dhe më të bukura deri tash, prej se organizohen garat e Streetball Kosova, tash e 16 vite. Në fund, pas 7 turneve kualifikuese u përcaktuan 7 kampionët e qyteteve të cilëve në superfinale u bashkohet edhe kampioni i Kosovës nga edicioni i kaluar. Lista e skuadrave superfinaliste duket kështu :

SUPERFINALISTËT E KATEGORISË “PROFI” – LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015

1. Kampionia e Prizrenit:

THE ANSWER me Erjon Llazani, Urim Zenelaj, Robert Shestani dhe Endri Rroshi

2. Kampionia e Prishtinës:

NATO me Kreshniku Junikun, Altin Morinën, Artin Gashin dhe Arianit Çollakun

3. Kampionia e Mitrovicës:

VISION GROUP me Gazmend Asllanin, Fikret Hanxhiçin, Besnik Azemin dhe Arian Tahirin

4. Kampionia e Gjilanit

AIR FORCE ONE me Albatrit Berishen, Altin Sahitin dhe Andi Shehun.

5. Kampionia e Pejës

SM MONT me Milaim Ukaj, Qëndrim Gashi, Armend Hoti dhe Egzon Berisha

6. Kampionia e Gjakovës: 

ISTOGU me Diamant Shabanin, Berat Gashin dhe Astrit Rexhaj

7. Kampionia e Ferizajt

KIKIRIKAT me Liridon Asllani, Leutrim Bajrami, Lorik Imeri dhe Hasan Sadriu

8. Kampionia e Kosovës në Streetball për vitin 2014: 

CHE BAR me Fikret Shatrin, Fisnik Junikun, Fisnik Rugovën dhe Alban Veselin

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

KATEGORIA AMATORE – LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015

Ndërkohë, edhe ndryshimet e bëra në kategorinë amatore kanë sjellur freski dhe rritje të interesimit për pjesëmarrje, për faktin se në ktë kategori nuk u lejuan të marrin pjesë lojtarë aktiv , në cilëndo garë tëë FBK-së apo gjetiu, duke ju mundësuar dashamirëve të streetballit të gjitha moshave që të garojnë në konkurrencën e vet.

Sidoqoftë, në kategorinë e amatorëve sivjet ndodhi një gjë e cila ka ngjarë edhe në të kaluarën në disa raste, kur disa skuadra aktivizuan lojtarë që kanë qenë të regjistruar gjatë edicionit garues 2014/2015 në garat e FBK-së dhe për këtë u diskualifikuan, sikurse thotë rregullorja.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe skuadrës Zojat nga Peja, fitueses së turneut të kategorisë amatore në këëtë qytet, për shkak të angazhimit të lojtarit Arb Cena (16.08.1996), basketbollistit i cili ka luajtur për ekipin M-Junior, me numër të regjistrimit 448. dhe KB Peja, me numër të regjistrimit 820, në  Librin Amzë të Regjistrimit të Lojtarëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës.        

Për këtë arsye, Juventusi, skuadra tjetër finaliste dhe nënkampione e Pejës, është kualifikuar në superfinalen e sivjetme, në mesin e 8 ekipeve më të mira kosovare të streetballit në kategorinë amatore.  

12 11 1

Po ashtu, për ta kompletuar tetëshen “amatore” vizën kualifikuese për superfinale e fiton skuadra nënkampione më e suksesshme nga 7 turnetë kualifikuese. Mirëpo, këtu punët nuk kanë mundur të përcaktohen në mënyrë direkte por do të nevojitet barazhi.

Për përcaktimin e ekipit të 8-të superfinalistë në kategorinë amatore, është përdorur kriteri i FIBA 3×3 Basketball, ku fillimisht shikohet numri i fitoreve dhe humbjeve, përkatësisht përqindja e suksesit të treguar. Pastaj, nëse këto janë të barabarta atëherë shikohet numri total i pikëve të shënuara apo mesatarja e pikëve të shënuara për ndeshje. Në rast se edhe kjo është e barabartë, atëherëë superfinalisti caktohet me ndeshje barazhi.

Pasi që pikërisht kjo ka ndodhur që skuadrat të jenë të barazuara plotësisht, dy ekipet nënkampione të Gjilanit dhe Ferizajit, Hej Gjilani dhe skuadra me emrin Driton Ibrahimi nga Ferizaji, kanë nga 4 fitore prej 5 ndeshjeve apo 80 % të fitoreve të shëënuara dhe po ashtu, kanë shënuar në total 83 pikë apo nga 16.6 pikë për ndeshje. Prandaj, këto dy ekipe do ta luajnë ndeshjen e barazhit në Prizren, për ta kompletuar listën prej 8 skuadrave superfinaliste,  para hedhjes së shortit në këtë kategori.   

Në vazhdim po e japim listën e skuadrave që kanë zënë vendin e dytë në tërë Kosovën dhe  suksesin e tyre:

Siç po shihet nga tabela, skuadra Thug Life ka pasur suksesin më të mirë nga gjitha skuadrat nënkampione të turneve kualifikuese të Limak Streetball Kosova 2015, mirpo për faktin se kjo skuadër ka marr pjesë edhe në garën e Gjilanit dhe aty ka triumfuar, duke e nxjerr vizën direkte për superfinale, Thug Life iu ka lëshuar vendin nëënkampionëve të Gjilanit dhe Ferizajit.

Në vazhdim, po e japim përbërjen e 7 skuadrave “amatore” që janë kualifikuar direkt në superfinale ku do t’iu bashkohet edhe ekipi fitues i lojs së barazhit Hej Gilani – Driton Ibrahimi. Lista e skuadrave superfinaliste “amatore”duket kështu :

SUPERFINALISTËT E KATEGORISË “AMATORE” – LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015

1. Kampionia e Prizrenit:

HEJ ! PLEQTË me Safet Gashi, Petrit Skenderi, Driton Sallauka dhe Dren Marseli

2. Kampionia e Prishtinës:

FENCHAT me Jon Ajeti, Valdrin Tahiri, Dardan Sejdiu e Visar Latifaj

3. Kampionia e Mitrovicës:

ATA me Gazmend Musliu, Afrim Bislimi, Blerim Syla dhe Albert Muharremi

4. Kampionia e Gjilanit

THUG LIFE me Butrint Shala, Manuell Lleshi , Satmir Mazllami dhe Arian Paçarizi.

5. Kampionia e Pejës

JUVENTUSI me Endrit Basha, Daut Turku, Eldin Jevriq dhe Vullnet Agusholli

6. Kampionia e Gjakovës: 

DJEMT E LIDHJES me Arbënor Rifati,  Mark Marku, Votim Bekteshi dhe Gëzim Morina

7. Kampionia e Ferizajt

KATËRSHJA me Pjetër Doda, Kushtrim Aliu, Palush Doda dhe Anton Qupërjani

8. Skuadra e tetë superfinaliste AMATORE përcaktohet me barazh: 

HEJ ! GILANI me Genc Sahiti, Ardian Azizi, Florent Rexhepi dhe Qëndrim Hajdari

DRITON IBRAHIMI  me Driton Ibrahimi, Driton Ramosaj, Esat Kluni dhe Valon Behrami

Pra, duke i kaluar mbi 1000 kilometra nëpër tërë Kosovëën duke tubuar rreth 400 lojtarë në 100 ekipe të cilat garuan në kualifikuese në 7 qytetet kryesore, karvani i Streetballit Kosovar, të shtunën me 18 korrik do të arrijë në etapën vendimtare të edicionit të 16-të të Kampionatit Zyrtar të streetballit kosovar: Superfinalen e Limak Streetball Kosova 2015, edicionit të tretë të pranuar zyrtarisht nga FIBA 3×3 Basketball.

Të shtunën më 18 Korrik, në Prizren, në terrenet e basketbollit të Zona Park (ish Parku i Qytetit Natyra), nga 8 skuadrat më të suksesshme në kategoritë  Profi dhe Amatorë, do të luftojnë për titullin e kampionit dhe shpërblimet e çmueshme .

Kampioni “Profi” shkon “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti” ndërsa vendi i dytë fiton 500 euro.

Kampioni “Amatorë” do të shpërblehet me 800 euro, kurse nënkampioni me 400.

Pra, e shtuna 18 korrik, dita e dytë e Fitër Bajramit do të jetë me të vërtet fest e dyfishtë, do të jetë një ditë e mrekullueshme në Qytetin e kulturës dhe të sportit, në Prizren ku do të zhvillohet Superfinalja e shumëpritur e Limak Streetball Kosova 2015 dhe ku do të ketë zbavitje maksimale me “Muzikë, Diell dhe Kënaqësi Streetballi”. 

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Ky edicion, i Limak Streetball Kosova 2015, mbështetet nga:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Sëiss Diamond

HEJ ! Ipko …telefonia mobile

Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi  muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

FIBA 3×3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare)
http://www.3x3planet.com/en/event/search?page=0&tab=&SearchCriteria.Keywords=streetball+kosova+2015&SearchCriteria.CountryIso3=&SearchCriteria.Location=+)&SearchCriteria.SearchWithin=&SearchCriteria.Date=&SearchCriteria.RegistrationStatus=&SortBy=TournamentStartDateDescending

Pwr mw shumw rreth Limak Streetball Kosova 2015 , lexo nw:

http://www.kosovastreetball.org/

https://www.facebook.com/officialstreetballkosova?fref=ts

 

 

PËRCAKTOHEN 8 SKUADRAT SUPERFINALISTE, NË TË DYJA KATEGORITË, PROFI DHE AMATORE