Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015
Sa po afrohet e shtuna dhe superfinalja e Limak Streetball Kosova 2015, aq më tepër po nxehet atmosfera.
Në postimin tonë të më hershëm i keni parë përbërjet e skuadrave gjysmëfinaliste, në të dyja konkurrencat dhe kjo garanton vetëm një: atsmoferë të paparë dhe fenomenale në Superfinale.
Për më tepër, interesimi i madh dhe serioziteti i kësaj gare po shihet edhe nga lajmet që po vijnë për përgatitjet e ekipeve për ngjarjen e madhe të së shtunës, 18 korrik, kur në Prizren, në Zona Park, 8 skuadrat më të mira kosovare në basketboll 3 kundër 3, në kategoritë amatore dhe profesionale, do të garojnë për titujt e kampionëve të Kosovës në Streetball dhe shpërblimet e çmueshme:
Vendi 1. apo kampioni “Profi”, do të shkoj “7 ditë n’Turqi, dorën n’xhep pa e shti”
Vendi 2. “Profi” fiton 500 euro
Vendi 1. apo kampioni “Amatorë” fiton 800 euro
Vendi 2. “Amatorë fiton 400 euro
Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015
Si kurrë më parë në histori të streetballit kosovar, është paralajëmruar vizita e shikuesve nga gjithë Kosova, për ta shikuar këtë spektakël të streetballit kosovar.
Gjithë kjo ka shtyrë ekipet që të përgatiten maksimalisht dhe me seriozitet maksimal për duelet e së shtunës.
Një nga ato skuadra që e ka kuptuar rëndësin e streetballit , edhe në arenën ndërkombëtare, është kampionia e dyfishtë aktuale e Kosovës, Che Bar, e cila tash e një muaj ka filluar përgatitjet për Superfinale ku do të synoj kurorën e trefishtë të Kosovës, gjë që drei tash nuk e ka bërë asnjë skuadër në shitori të streetballit kosovar. Për më tepër, Fikret Shatri, dy Fisnikat, Juniku dhe Rugova , si dhe Alban Veseli, kanë dizajnuar edhe logon e ekipit të cilin po e shohim në foto.
Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015
Ngjashëm me Che Bar, përgatitjet po bëhen edhe në Mitrovicë ku ekipi Vision Group me Gazmend Asllanin, Fikret Hanxhiqin, Besnik Azemin dhe Arian Tahirin tahsmë kanë hyrë në fazën finale të përgatitjeve, sikurse edhe streetballistat prizrenas të cilët sivjet morrën pjesë në të gjitha garat e mundshme kualifikuese nëpër Kosovë dhe si rezultat, arritën të sigurojnë 2 nga 8 vendet në superfinale të profesionistëve dhe saktësisht, gjysmën e vendeve në kategorinë amatore.
"Limak Streetball Kosova 2015"
“Limak Streetball Kosova 2015”
Nga skuadrat prizrenase që sivjet ishin hiperaktive në streetballin kosovar dhe i dhanë një impuls dhe ngjyrë krejt tjetër Streetballit Kosovar, në Prishtinë ka triumfuar NATO (kategoria profi), në Gjilan ka fituar skuadra Air Force One (profi) dhe Thug Life (amatorë), në Gjakovë triumfoi ekipi Djemtë e Lidhjes (amatorë), në Ferizaj më të mirët ishin Katërshja (amatorë) dhe natyrisht, në Prizren, në turneun i cioi e nhapi edicionin e sivjetmë, në konkurrencën amatore kishin triumfuar HEJ! Pleqtë, të përbërë nga ish basketbollistë të Bashkimit: Safet Gashi, Driton Sallauka, Petrit Skenderi dhe Dren Marseli.
“Limak Streetball Kosova 2015”
“Limak Streetball Kosova 2015”
Krejt në fund, mos të harrojmë edhe skuadrën e cila është ndër konkurrentët më serioz për titull , Th Answer, ekipi që fitoi turneun e Prizrenit dhe përbëhet nga tre basketbollistë shkodran dhe gjigantin prizrenas Urim Zenelaj-në 212 centimetërsh. The Answer, është po ashtu duke u përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, për më tepër që kjo skuadër ka edhe përvojë ndërkombëtare në garat e basketbollit 3×3.
11229545_459921567522666_5720885748460163820_n
Shikuar në përgjithësi… do të jetë kënaqësi, maaaksiii-malee.
Si themi ne: MUZIKË, DIEL DHE KËNAQËSI STREETBALLI, sivjet në Prizren.
E shtunë, 18 korrik 2015, me fillim nga ora 11:30, në Zona Park, do të krijojmë atmosferë fenomenale në Superfinale.
11659432_459542720893884_6873768905425741466_n - Copy
SUPERFINALISTËT E KATEGORISË “PROFI” – LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015
1. Kampionia e Prizrenit: THE ANSWER
Erjon Llazani, Urim Zenelaj, Robert Shestani dhe Endri Rroshi
2. Kampionia e Prishtinës: NATO
Kreshnik Juniku, Altin Morina, Artin Gashi dhe Arianit Çollaku
3. Kampionia e Mitrovicës: VISION GROUP
Gazmend Asllani, Fikret Hanxhiq, Besnik Azemi dhe Arian Tahiri
4. Kampionia e Gjilanit: AIR FORCE ONE
Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Andi Shehu.
5. Kampionia e Pejës: SM MONT
Milaim Ukaj, Qëndrim Gashi, Armend Hoti dhe Egzon Berisha
6. Kampionia e Gjakovës: ISTOGU
Diamant Shabanin, Berat Gashin dhe Astrit Rexhaj
7. Kampionia e Ferizajt: KIKIRIKAT
Liridon Asllani, Leutrim Bajrami, Lorik Imeri dhe Hasan Sadriu
8. Kampionia e Limak Streetball Kosova2014: CHE BAR
Fikret Shatri, Fisnik Juniku, Fisnik Rugova dhe Alban Veseli
“Limak Streetball Kosova 2015”
“Limak Streetball Kosova 2015”
SUPERFINALISTËT E KATEGORISË “AMATORE”
1. Kampionia e Prizrenit: HEJ ! PLEQTË
Safet Gashi, Petrit Skenderi, Driton Sallauka dhe Dren Marseli
2. Kampionia e Prishtinës: FENCHAT
Jon Ajeti, Valdrin Tahiri, Dardan Sejdiu e Visar Latifaj
3. Kampionia e Mitrovicës: ATA
Gazmend Musliu, Afrim Bislimi, Blerim Syla dhe Albert Muharremi
4. Kampionia e Gjilanit: THUG LIFE
Butrint Shala, Manuell Lleshi , Satmir Mazllami dhe Arian Paçarizi.
5. Kampionia e Pejës : JUVENTUSI
Endrit Basha, Daut Turku, Eldin Jevriq dhe Vullnet Agusholli
6. Kampionia e Gjakovës: DJEMTË E LIDHJES
Arbënor Rifati, Mark Marku, Votim Bekteshi dhe Gëzim Morina
7. Kampionia e Ferizajt: KATËRSHJA
Pjetër Doda, Kushtrim Aliu, Palush Doda dhe Anton Qupërjani
Skuadra 8. superfinaliste AMATORE përcaktohet me barazh:
HEJ ! GILANI me Genc Sahiti, Ardian Azizi, Florent Rexhepi dhe Qëndrim Hajdari
DRITON IBRAHIMI me Driton Ibrahimi, Driton Ramosaj, Esat Kluni dhe Valon Behrami
Lajmin dhe fotot mund t’i gjeni edhe ne linkun:
SUPERFINALJA PO VJEN… EKIPET ME GATI SE KURRE