Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Karvani i Limak Streetball Kosova 2015, duke përshkuar të gjitha qytetet, të shtunën më 18 korrik rikthehet në Prizren, aty ku nisi rrugëtimi i Streetballit sivjet.

18 korriku në Prizren, do të jetë një ditë e mrekullueshme, sepse në terrenet e basketbollit të Zona Park (ish Parku i Qytetit Natyra), nga 8 skuadrat më të suksesshme në kategoritë Profi dhe Amatorë, do të luftojnë për titullin e kampionit dhe shpërblimet e çmueshme .

Kampioni “Profi” sivjet shkon, “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”, ndërsa vendi i dytë fiton 500 euro. Kampioni “Amatorë”, do të shpërblehet me 800 euro, kurse nënkampioni me 400.

Duke i kaluar mbi 1000 kilometra nëpër tërë Kosovën duke tubuar rreth 400 lojtarë në 100 ekipe, të cilat garuan në turnetë kualifikues në 7 qytetet kryesore, karvani i Streetballit Kosovar, të shtunën me 18 korrik do të arrijë në etapën vendimtare të edicionit të 16-të të Kampionatit Zyrtar të streetballit kosovar: Superfinalen e Limak Streetball Kosova 2015, edicionit të tretë të pranuar zyrtarisht nga FIBA 3×3 Basketball.

Sivjet Shoqata e Streetball Kosova, ka paraparë dy superfinale në dy kategori Profi dhe amatorë dhe pikërisht kategorizimi i ri i garave, ndarja në konkurrencën profesionale dhe amatore, sivjet ka sjellë freski dhe rritje të dukshme të kualitetit të garave.

ORARI I GARAVE TË SUPERFINALES NË TË DY KATEGORITË

Organizatori i Streetballit, ka publikuar edhe orarin e garave, për Superfinalen e 18 korrikut në Prizren.

Nga ora 10:30, bëhet tubimi i ekipeve amatore, por para se të hedhet shorti dhe të përcaktohen çiftet, nga ora 10:45 do të zhvillohet ndeshja e barazhit për caktimin e superfinalistit të tetë, ndërmjet ekipeve Hej! Gilani – Driton Ibrahimi.

Nga ora 11:00, bëhet hedhja e shortit për garat në grupe të amatorëve dhe nga ora 11:15, nisin garat në fazën e grupeve të amatorëve

Nga ora 13:30, bëhet tubimi i ekipeve profesioniste dhe pas përfundimit të garave të amatorëve në grupe,

rreth orës 14:00 bëhet verifikimi i prezencës së skuadrave profesioniste dhe hedhet shorti.

Garat nisin nga ora 14:30, me fazën e grupeve në kategorinë profesioniste.

Si zakonisht në këtë edicion, pas fazës së grupeve zhvillohen gjysmëfinalet, me amatorët që pritet të luajnë, rreth orës 17:30 dhe më pas profesionistët rreth orës 18:15.

Superfinalja e amatorëve zhvillohet rreth orës 19:00, ndërsa Superfinalja në kategorinë Profi, rreth orës 19:20.

Organizatori do të bëjë më pas ndarjen e shpërblimeve për fituesit dhe do të mbajë fjalimin përmbyllës, të Limak Streetball Kosova 2015.

E shtuna e 18 korrikut, dita e dytë e Fitër Bajramit, do të jetë me të vërtetë festë e dyfishtë, do të jetë një ditë e mrekullueshme në Qytetin e kulturës dhe të sportit, në Prizren ku do të zhvillohet Superfinalja e shumëpritur e Limak Streetball Kosova 2015 dhe do të ketë zbavitje maksimale me “Muzikë, Diell dhe Kënaqësi Streetballi”.

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

SUPERFINALISTËT E KATEGORISË “PROFI” – LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015

  1. Kampionia e Prizrenit:

THE ANSWER me Erjon Llazani, Urim Zenelaj, Robert Shestani dhe Endri Rroshi

  1. Kampionia e Prishtinës:

NATO me Kreshniku Junikun, Altin Morinën, Artin Gashin dhe Arianit Çollakun

  1. Kampionia e Mitrovicës:

VISION GROUP me Gazmend Asllanin, Fikret Hanxhiçin, Besnik Azemin dhe Arian Tahirin

  1. Kampionia e Gjilanit

AIR FORCE ONE me Fisnik memetin, Gynejt Bajra, Florian Kurteshi dhe Ukshin Demi.

  1. Kampionia e Pejës

SM MONT me Milaim Ukaj, Qëndrim Gashi, Armend Hoti dhe Egzon Berisha

  1. Kampionia e Gjakovës: 

ISTOGU me Diamant Shabanin, Berat Gashin dhe Astrit Rexhaj

  1. Kampionia e Ferizajt

KIKIRIKAT me Liridon Asllani, Leutrim Bajrami, Lorik Imeri dhe Hasan Sadriu

  1. Kampionia e Kosovës në Streetball për vitin 2014: 

CHE BAR me Fikret Shatrin, Fisnik Junikun, Fisnik Rugovën dhe Alban Veselin

Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

SUPERFINALISTËT E KATEGORISË “AMATORE” – LIMAK STREETBALL KOSOVA 2015

  1. Kampionia e Prizrenit:

HEJ ! PLEQTË me Safet Gashi, Petrit Skenderi, Driton Sallauka dhe Dren Marseli

  1. Kampionia e Prishtinës:

FENCHAT me Jon Ajeti, Valdrin Tahiri, Dardan Sejdiu e Visar Latifaj

  1. Kampionia e Mitrovicës:

ATA me Gazmend Musliu, Afrim Bislimi, Blerim Syla dhe Albert Muharremi

  1. Kampionia e Gjilanit

THUG LIFE me Butrint Shala, Manuell Lleshi , Satmir Mazllami dhe Arian Paçarizi.

  1. Kampionia e Pejës

JUVENTUSI me Endrit Basha, Daut Turku, Eldin Jevriq dhe Vullnet Agusholli

  1. Kampionia e Gjakovës: 

DJEMT E LIDHJES me Arbënor Rifati,  Mark Marku, Votim Bekteshi dhe Gëzim Morina

  1. Kampionia e Ferizajt

KATËRSHJA me Pjetër Doda, Kushtrim Aliu, Palush Doda dhe Anton Qupërjani

  1. Skuadra e tetë superfinaliste AMATORE përcaktohet me barazh: 

HEJ ! GILANI me Genc Sahiti, Ardian Azizi, Florent Rexhepi dhe Qëndrim Hajdari

DRITON IBRAHIMI  me Driton Ibrahimi, Driton Ramosaj, Esat Kluni dhe Valon Behrami

Ky edicion, i Limak Streetball Kosova 2015, mbështetet nga:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Swiss Diamond

HEJ ! Ipko …telefonia mobile

Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi  muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

 

FIBA 3×3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare)
http://www.3x3planet.com/en/event/search?page=0&tab=&SearchCriteria.Keywords=streetball+kosova+2015&SearchCriteria.CountryIso3=&SearchCriteria.Location=+)&SearchCriteria.SearchWithin=&SearchCriteria.Date=&SearchCriteria.RegistrationStatus=&SortBy=TournamentStartDateDescending

A JENI GATI? PRIZRENI TE SHTUNËN, JU MIRËPRET NË SUPERFINALE