Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Përmbyllet një tjetër edicion i suksesshëm dhe i jashtëzakonshëm i kampionatit të Streetballit të Kosovës, që edhe sivjet quhej Limak Streetball Kosova 2015.

Triumfon në Superfinalen e Prizrenit, në kategorinë Profi, katërshja e përbërë nga basketbollistët e Trepçës, Gazmend Asllani, Fikret Hanxhiqi, Besnik Azemi e Arian Tahiri, nën emrin Vision Group.

Kampionët e turneut të Mitrovicës, në finale mposhtën “Air Force One”, me rezultat 21:17, duke qenë në epërsi që nga fillimi i ndeshjes.

Ka qenë vendimtare seria fillestare prej 8-0 e Vision Groupit, që i ka pamundësuar “Forcave Ajrore” të dalin nga disavantazhi, edhe pse ishin afër deri në minus dy pikë, një minutë pa përfunduar ndeshja.

Ekipi Air Force One, i udhëhequr nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Qëndrim Ajazaj dhe Andi Shehu, ishte senzacioni i Superfinales, duke arritur deri në finale, pa pësuar asnjë humbje, madje duke e nisur Superfinalen, pikërisht me fitoren ndaj Vision Group.

Kampioni i ri i Kosovës në Streetball, fiton çmimin kryesor, “7 dit n’ Turqi, dorën n’ xhep pa e shti, por edhe të drejtën e përfaqësimit të Kosovës, në Rumani, në “Bucharest Challenger 2015”, si përfaqësuese e “Streetball Kosova”, Shoqatës së Streetballit të Kosovës anëtare të FBK dhe FIBA 3×3 Basketball.

Në Superfinalen e profesionistëve, morrën pjesë fituesit e turneve nëpër qytete, në edicionin më cilësor deri më tani në historinë e Streetballit, pasi ekipet përbëheshin nga basketbollistë aktivë.

Cilësia dhe rivaliteti i lartë në Superfinale, u dëshmua edhe me eliminimin e kampionit të dy viteve të fundit, skuadrës Che Bar, që në fazën e grupeve, ani pse në përbërje kishte Fisnik Junikun, Fikret Shatrin dhe dyshen e Pejës, Alban Veseli e Fisnik Rugova.

Për dallim nga edicionet e shkuara, sivjet në Superfinale, kanë garuar edhe kampionët e qyteteve në kategorinë amatore, aty ku triumfoi skuadra “Katërshja”, me streetballistët prizrenas, Pjetër e Palush Doda, Kushtrim Aliu dhe Anton Qupërjani. Finalja ishte një përballje prizrenase, pasi edhe ekipi tjetër ishte nga streetballistët prizrenas të ekipit Hey! Pleqte.

 Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

RIVALITET I MADH NË FAZËN E GRUPEVE TE AMATORËT

Si rëndom, garat i kanë nisur kategoria amatore, me shtatë kampionët nga turnetë e qyteteve dhe skuadrën e tetë, e zgjedhur nga e dyta më e mira nga të gjitha qytetet.

Kështu në Superfinale në Grupin A, u shortuan 4 ekipet: Thug Life, Hey! Pleqte, Djemte e Lidhjes dhe Driton Ibrahimi.

Grupin B, e formonin skuadrat: Fenchat, Katershja, Ata dhe Juventus.

Rivaliteti i madh e ka përshkuar garën e amatorëve, duke nisur që nga dy ndeshjet e para, me duelin e dytë të ditës që shkoi në vazhdime. Djemtë e Lidhjes, për të cilën skuadër luante gjyqtari i basketbollit Arbnor Rifati, fitoi pas vazhdimeve, falë vetë Rifatit që shumicën e pikëve i realizoi nga vija 6.75 m.

Shih rrjedhën e garave:

http://www.3x3planet.com/en/event/details/TMZ15GHDPHDPQKOS?tabView=ResultsStandings&SelectedCategorySchedule=DCZ15GHDSAENKKOS-DCZ15GHDSAENLKOS

Pas dueleve interesante, 4 ekipet që siguruan gjysmëfinalen ishin: Thug Life dhe Hey! Pleqtë nga grupi A dhe Fenchat e Katërshja nga grupi B.

 Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

BEFASI DHE ELIMINIME TË FAVORITËVE, QË NË FAZËN E GRUPEVE TE PROFIT

Në radhë, ishin duelet e kategorisë Profi, aty ku për herë të parë në histori të Streetballit në Kosovë, do të përballeshin 8 ekipe që përbëheshin me së paku nga një lojtar aktiv në basketbollin e Kosovës.

Në Superfinale, ishin  ekipi THE ANSWER, që përbëhej nga Urim Zenelaj dhe streetballistët nga Shqipëria Erjon Llazani dhe Endri Roshi.

Ekipi NATO, kampion i Prishtinës me Kreshnik Junikun e Artin Gashi, basketbollistë aktivë.

VISION GROUP, ekipi i vetëm i përbërë me të gjithë aktivë, basketbollistët e Trepçës, Gazmend Asllani, Fikret Hanxhiç, Besnik Azemi dhe Arian Tahiri.

AIR FORCE ONE, me Altin Sahitin, Albatrit Berishën e Qëndrim Ajazajn.

Kampionia e Pejës, SM MONT me Qëndrim Gashin aktiv,

Kampionia e Gjakovës, ISTOGU me Diamant Shabanin, Berat Gashin dhe Astrit Rexhaj, kampionia e Ferizajt, KIKIRIKAT me Liridon Asllani, Leutrim Bajrami, Lorik Imeri dhe Hasan Sadriu.

Dhe kampionia e Kosovës në Streetball për vitin 2014 dhe 2013, skuadra

CHE BAR që përbëhej nga Fisnik Juniku e Fikret Shatri, por të përforcuar edhe me dyshen e Pejës Fisnik Rugova dhe Alban Veseli.

Priteshin duele të forta e të zjarrta dhe rivalitet i madh, për çka edhe Superfinalja e Prizrenit, e dëshmoi epitetin e një Finaleje të jashtëzakonshme dhe të paparë ndonjëherë.

Qysh në start, ngjau befasia në përballjen Air Force 1 dhe Vision Group.

Forcat Ajrore, kampionë të Gjilanit befasuan njërën nga skuadrat më të forta të Superfinales, kampionët e Mitrovicës, për të cilën luanin 4 basketbollistë aktivë të Trepçës.

Por nuk mjaftoi vetëm kjo.

Kampionët e dy viteve të fundit, Che Bar nga Prishtina, me dy super përforcime Alban Veseli e Fisnik Rugova nga Peja, pjesë e “Grupit të Vdekjes”, aty ku ishin edhe NATO dhe The Answer, u eliminuan qysh në fazën e grupeve, edhe pse realizuan dy fitore.

Ka qenë vendimtare disfata e Che Barit, prej skuadrës The Answer, 21-9, pasi tri ekipet e këtij grupi në fund kishin nga 2 fitore e nga një disfatë, por që në gjysmëfinale u plasuan NATO dhe The Answer për shkak të koshdallimit më të mirë, nga tri xhirot në fazën  e grupeve.

Në anën tjetër nga Grupi A, në gjysmëfinale, u plasuan Air Force One, befasia e ditës me tri fitore në fazën e grupeve dhe Vision Group me dy fitore e një humbje.

Shih rrjedhën e garave:

http://www.3x3planet.com/en/event/details/TMZ15GHDPHDPQKOS?tabView=Results&selectedCategorySchedule=DCZ15GHDRDEFEKOS-DCZ15GHDRDEFGKOS

 Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

VAPË E MADHE NË PRIZREN E DUELE TË ZJARRTA NË TERREN, KOHA PËR GJYSMËFINALET

Gjatë tërë ditës në Prizren mbizotëroi vapë e madhe tropikale, por kjo nuk pengoi streetballistët kosovarë të tregojnë aftësitë  e tyre.

Koha ishte për gjysmëfinalen e amatorëve.

Ekipi pjesëmarrës tash e 15-të vjet në Streetball Kosova, Thug Life, në ndeshjen e parë gjysmëfinale kishte punë me ekipin Katërshja, pjesë e cilit ishte ish-basketbollisti i Bashkimit Pjetër Doda.

Ky duel i takoi kampionit të Ferizajit, Katërshes, por me streetballistë nga Prizreni, me rezultat 11:9

Në duelin tjetër, Fenchat nga Prishtina, mposhtën 13-9 ekipin Driton Ibrahimi, duke e kompletuar finalen e pare, të garës Superfinale të Limak Streetball Kosova 2015.

 Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

DUELE GJIGANTE NË KATEGORINË E RËNDË, NË GJYSMËFINALEN E PROFESIONISTËVE

Ndeshja e parë gjysmëfinale te profesionistët, ishte përballja e skuadrave

Air Force 1 dhe The Answer.

Forcat ajrore, kishin marrë pjesë në Prizren, Prishtinë dhe kishin triumfuar më në fund në Gjilan, ndërsa kampioni i Prizrenit, i përbërë me streetballistë nga Shqipëria dhe basketbollisti i Yllit Urim Zenelaj, ishin favoritë, pikërisht për Zenelajn, i cili mbizotëronte nën kosh.

Por në gjysmëfinale ata nuk patën “Përgjigje”, pasi “Arma” kryesore e “Forcave…” ishin gjuajtjet nga distanca, përmes së cilave, e mbyllën ndeshjen para kohe, 21-16, për të bërë edhe senzacionin e ditës, duke arritur deri në finale, krahas kaq shumë favoritëve.

Por, krejt tjetër tregim në gjysmëfinalen e dytë, ndërmjet NATO-së me Kresh Junikun, Artin Gashin e Altin Morinën dhe Vision Group me katërshen e Trepçës, Asllani, Hanxhiçi, Azemi e Tahiri.

Gjysmëfinalja e dytë, ishte shumë më dramatike dhe e fortë.

Një duel jashtëzakonisht i ngushtë deri në çastet e fundit, që i takoi Mini-Trepçës, ekipit Vision Group 16-15 për të siguruar finalen.

 Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

FINALJA E AMATORËVE, PARA FINALËS SË MADHE

Fenchat dhe Katërshja, do të duelonin për herë të parë në histori të Streetballit, në një Superfinale, që nga ky edicion, do të vazhdojë traditën për kampionin e Streetballit, edhe në kategorinë amatore.

Fenchat nga Prishtina, deri në finale pa asnjë humbje dhe Katërshja, që të vetmen disfatë e kishte, po nga kampionët e Prishtinës në fazën e grupeve, madje të thellë 21-10.

Megjithatë, finalen e ngushtë e ka vendosur basketbollisti më me përvojë në këtë duel, Pjetër Doda, i cili me dy treshe, një minutë pa përfunduar ndeshja, kur rezultati ishte baras 8:8, ai përcaktoi fituesin, ekipin e Katërshes, në fund me rezultat 13:8.

 Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

FINALJA E PROFESIONISTËVE, NËN DRITA DHE ME SHUMË RIVALITET

Koha ishte, që tërë ata shikues të shumtë në “Zona Park” të Prizrenit të shpërbleheshin me finale, e cila do ta përmbyllte një edicion  jashtëzakonisht të suksesshëm të streetbollit kosovar.

Në finale arritën Air Force One, pa asnjë humbje dhe ekipi Vision Group që në fazën e grupeve, u mposhtën pikërisht nga Forcat Ajrore.

Publiku prizrenas, ishte një motiv shtesë për Air Force One, që përbëhej nga lojtarë prizrenas Altin Sahiti, Qëndrim Ajazaj e Andi Shehu dhe Albatrit Berisha ish-basketbollisti i Bashkimit.

Megjithatë, përvoja e bëri të veten me mitrovicasit, që realizuan 8 pikë të shpejta në seri dhe pas vetëm 4 minutave rezultati ishte, 9-2 për Vizionin.

Të udhëhequr nga Titi Berisha dhe me shënimet e tij nga distanca, Air Force One bëri mrekullinë, duke u afruar në minus 2 pikë, 15:17, derisa kishin mbetur edhe një minutë lojë.

Megjithatë, ka vendosur përvoja e Gaz Asllanit, i cili si në kohët e vjetra, ka realizuar një dyshe për 15:19. Basketbollisti mitrovicas është faulluar më pas duke shënuar vetëm edhe njëherë, ndërsa larg triumfit të madh ishin vetëm edhe një pike.

Andi Shehu i Forcave Ajrore ka faulluar sërish Asllanin, duke mos qenë në dijeni se skuadra e tij kishte plotësuar bonusin prej 7 personaleve dhe se çdo gabim tjetër, do të ndëshkohej me gjuajtje të lira.

Kështu Gazi realizoi saktë penalen e parë, duke e mbyllë ndeshjen para kohe me rezultat 21:17, njëherësh duke u shpallë kampionë të Limak Streetball Kosova 2015 dhe fitues të çmimit të madh, “7 dit n’Turqi, dorën n’xhep pa e shti.

 Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

QMIMI I MADH “7 DITË NË TURQI…” PËR FITUESITN, QEKU ME PARA PËR TRI EKIPE TJERA

Organizatori, pas mbylljes së garave, u ka ndarë çmimin kryesor skuadrës fituese të Superfinales, ekipit Vision Group dhe çekun prej 800 euro ekipit fitues në kategorinë amatore.

Ndërsa janë shpërblyer me nga 500, përkatësisht nga 400 euro edhe dy finalistët humbës, në të dy kategoritë.

Duke i kaluar mbi 1000 kilometra nëpër tërë Kosovën duke tubuar rreth 400 lojtarë në 100 ekipe, të cilat garuan në turnetë kualifikues në 7 qytetet kryesore, karvani i Streetballit Kosovar, të shtunën me 18 korrik, arriti në etapën vendimtare të edicionit të 16-të të Kampionatit Zyrtar të streetballit kosovar: Superfinalen e Limak Streetball Kosova 2015, edicionit të tretë të pranuar zyrtarisht nga FIBA 3×3 Basketball.

Një prej edicioneve më kualitative në histori të streetballit kosovar, ashtu si filloi edhe mbaroi: me gara të jashtëzakonshme, rivalitet maksimal, atraksione të papara dhe para se gjithash, korrektësi dhe fair-play çfarë asnjëherë deri tash nuk kemi parë.

 Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

Superfinalja e zhvilluar të shtunën më 18 Korrik në Parkun “Zona Park” të Prizrenit, ishte spektakël i paparë në historinë e streetballit kosovar.

Me këtë rast, Shoqata e Streetballit e Kosovës anëtera e Federatës së Basketbollit të Kosovës, i falënderohet të gjithë shikuesve, lojtarëve, referëve, ekipit organizativ të Limak Streetball Kosova 2015, institucioneve të Kosovës, atyre lokale dhe qëndrore, si dhe gjithë sponsorëve të sivjetmë, për mbështjetjen e dhënë që ky të jetë edicion atraktiv i Streetballit Kosovar.

Edhe sivjet Shoqata e Streetballit të Kosovës arriti të tuboi shumë të rinj dhe të reja anembanë Kosovës , për të përhapur shpirtin e shoqërimit me muzikë, diell dhe kënaqësi streetbolli.

Shihemi përsëri te veni…vitin e ardhshëm me, çka tjetër veç se Streetball Kosova

Edhe sivjet, Streetball Kosova përgatiti zbavitje maksimale me “Muzikë, Diell dhe Kënaqësi Streetballi”  dhe atë duke i falënderuar përkrahjes së madhe të:

Sponsori Gjeneral … Limak Kosova

Sponsorin institucional: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Sponsorin Medial : RTV 21

Falënderojmë Ambasadën Norvegjeze e cila tash e katër vite, vazhdimisht beson në idenë e streetballit dhe është përkrahëse e rregullt.

Sponsor të Artë sivjet janë:

Hoteli më ekskluziv në Kosovë, Swiss Diamond

HEJ ! Ipko …telefonia mobile

Dhe nga sivjet, përsëri me ne është agjencia turistike Ephesus e cila dhuron atë shpërblimin fantastik për kampionin e Kosovës “7 dit n’Turqi dorën n’xhep pa e shti”

Po ashtu institucionet që përkrahin organizimin e sivjetmë janë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, si dhe Federata e Basketbollit e Kosovës

Sponsorë tjerë janë: gazeta Zëri, Megasporti, Prografi, Studio Forma, Uji Rugova, SEES dhe Papilloni

Duke i falënderuar kësaj përkrahjeje, sivjet për herë të 16-të , do të kemi  muzikë, diell dhe kënaqësi Streetballi, nëpër tërë Kosovën.

 Limak Streetball Kosova 2015
Limak Streetball Kosova 2015

FIBA 3×3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare)
http://www.3x3planet.com/en/event/search?page=0&tab=&SearchCriteria.Keywords=streetball+kosova+2015&SearchCriteria.CountryIso3=&SearchCriteria.Location=+)&SearchCriteria.SearchWithin=&SearchCriteria.Date=&SearchCriteria.RegistrationStatus=&SortBy=TournamentStartDateDescending

 

“MINI TREPÇA” E VISION GROUP-it, FITON SUPERFINALEN DHE SHKON NË TURQI