Streetball Kosova International 2016
Streetball Kosova International 2016

header-4-logo2016Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinale, të turneut ndërkombëtar “Streetball Kosova International 2016”, që të dielën më 26 qershor, do të luajnë për çmimin e madh, 4 mijë euro dhe epitetin e kampionit të parë në Kosovë në këtë garë.
Ekipet, Golden Eagle Albania dhe Che Bar nga Kosova, e mbyllën fazën e grupeve si liderë me nga tri fitore, ndërsa në gjysmëfinale të dielën, presin ekipet Air Force One përkatësisht Nord Gym, kjo e fundit nga Bullgaria.
Të shtunën, në Pishinën e Germisë në Prishtinë, u zhvilluan ndeshjet e fazës së grupeve ndërmjet tetë ekipeve, të cilat morën pjesë, në turneun e parë ndërkombëtar Streetball Kosova International 2016, që nga viti i ardhshëm synon të bëhet njëra nga qendrat e Streetballit në Evropë.

Streetball Kosova International 2016
Streetball Kosova International 2016

Turneu i parë ndërkombëtar, i njohur nga FIBA 3×3 Basketball, që nga pranimi i Shoqatës së Streetballit të Kosovës në këtë institucion të FIBA-së, më 12 shkurt 2013, po zhvillohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryetari i Shoqatës së Streetballit në Kosovë, Agon Fehmiu në fjalimin hapës të turneut ka thënë, se ekipet pjesëmarrëse sot, janë duke bërë histori.
“Para 16 viteve në po këtë fushë, ka filluar rrugëtimi 16 vjeçar i streetballit Kosovar, i cili në vitin 2005, u bë pjesë e suksesshme dhe e pandashme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ndërsa me 12 shkurt 2013 u pranua zyrtarisht në familjen ndërkombëtare të FIBA 3×3 Basketball, duke debutuar në arenën ndërkombëtare në vitin 2014, në Bucharest Challenger në Rumani.
Kështu, sivjet, për herë të parë në histori të kësaj dege të re të basketbollit, lojës 3 kundër 3 në një kosh, që ne e quajmë edhe streetball dhe e cila aktualisht, njihet si sporti më i popullarizuar urban në botë, Streetball Kosova po e hap një faqe të re , duke organizuar turneun e parë zyrtar ndërkombëtar”, ka thënë Fehmiu para streetballistëve.

Streetball Kosova International 2016
Streetball Kosova International 2016

Dhe në vijim ishte koha e garave.
Në Grupin A, ishin shortuar, ekipi kampion i Streetballit të vitit të kaluar në Kosovë, Vision Group, së bashku me ekipin tjetër kosovar NATO, dhe dy ekipet ndërkombëtare, Golden Eagle Albania nga Shqipëria dhe Nord Gym nga Bullgaria.
Pas përballjeve në grupe, ekipi nga Shqipëria pa asnjë humbje, ishte lider i grupit, së bashku me bullgarët e Nord Gym, duke siguruar gjysmëfinalen, derisa ekipi mitrovicas që përbëhej nga Gazmend Asllani, Besnik Azemi, Arian Tahiri e Kreshnik Juniku, nuk fitoi asnjë ndeshje.

Streetball Kosova International 2016
Streetball Kosova International 2016

Në Grupin B, merrnin pjesë Che Bar, kampioni i Kosovës i para dy viteve, nënkampioni i edicionit të kaluar Air Force One, skuadra nga Maqedonia Shkupi dhe ekipi turk Istanbul.
Në gjysmëfinale, po ashtu pa humbje, u kualifikua Che Bari, që përbëhej nga Fikret Shatri, Fisnik Juniku, Gazmend Sinia dhe Shabani.

Streetball Kosova International 2016
Streetball Kosova International 2016

Në gjysmëfinale, si i dyti nga ky grup shkoi edhe Air Force One, falë fitores vendimtare prej 22:18 ndaj Istanbullit, ku basketbollistët Albatrit Berisha, Ujkan Karanezi, Altin Sahiti, bombarduan turqit me 11 dypikësha, që është edhe rekord por edhe kuriozitet, pasi asnjë ndeshje më pare, nuk është vendosur në mënyrë të tillë.
Kështu në gjysmëfinale të dielën, do të përballen Golden Eagle Albania kundër Air Force One, ndërsa në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, do të luajnë Che Bar kundër Nord Gym nga Bullgaria.

Streetball Kosova International 2016
Streetball Kosova International 2016

Pas ndeshjeve gjysmëfinale, organizatori ka menduar edhe për publikun me dy garat e tjera atraktive, garën për trepikësha, si dhe garën e ngulitjeve, të cilat do të zhvillohen para Finales së turneut të parë ndërkombëtar, të Streetballit në Kosovë.

SPONSORËT E STREETBALL KOSOVA INTERNATIONAL 2016

Edicioni i parë i Streetball Kosova International, i njohur nga FIBA 3×3 Basketball zhvillohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës

Mbështetur nga RTV 21 dhe Swiss Diamond Hotel

Sponsorë të tjerë:

Emona city

Fortesa qeramike

German Residence

Vala

Minex

Taxi Dallas

Ujë Rugove

Limak

Inter Sport

Art Studio

Mega Sport

Papillon

GOLDEN EAGLE ALBANIA – AIR FORCE ONE DHE CHE BAR – NORD GYM, ÇIFTET GJYSMËFINALISTE