LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016
LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

Ferizaji ka dhënë Superfinalistin e parë, të kampionatit të 17-të të streetballit kosovar, Limak Streetball Kosova 2016.
Është kjo skuadra nga Prishtina Che Bar, e udhëhequr nga Fikret Shatri, Fisnik Juniku, Albatrit Berisha dhe Adonis Morina, që në finale triumfoi ndaj skuadrës ferizajase “123”, me rezultat të thellë 20-8.

Che Bari, dy herë kampion i Kosovës në Streetball, në tri vjetët e fundit, nuk pati asnjë disfatë, në rrugën drejt triumfit, në turneun e Ferizajit.

Che Bari do të përfaqësojë Ferizajin, në Superfinalen e 7 gushtit, që sivjet do të jetë nikoqir i përballjes, së tetë ekipeve më të mira.

LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016
LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

Enkas për këtë organizim, Kuvendi Komunal i Ferizajt, gjegjësisht kryetari Muharrem Sfarça, e ka rregulluar fushën e improvizuar në plato, para ndërtesës së Kuvendit Komunal, në mënyrë që streetballistat të kenë kushtet maksimale për lojë.

Për herë të tretë rresht, Streetball Kosova, emërtohet sipas sponsorit gjeneral, Limak Kosova, ndërsa ka mbështetjen e fuqishme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21.

Pas organizimit të Streetball Kosova International 2016, garës së parë ndërkombëtare të organizuar zyrtarisht në Kosovë dhe të pranuar nga FIBA 3×3, Shoqata e Streetballit të Kosovës, të shtunën nisi karvanin e zakonshëm të Streetballit, duke nisur nga Ferizaji.

LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016
LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

11 ekipe u paraqitën në turneun e Ferizajit, 5 në kategorinë amatore dhe 6 atë profesioniste.

Siç e do rendi, garat i nisën streetballistët në kategorinë amatore, duke luajtur secili me secilin, në 10 duele.

Në finale, u plasua skuadra pa humbje në këtë fazë, ekipi “Kuqezi”, që rrugës për finale mposhti skuadrat, Spo di, Blla Blla, White Hot dhe Te Luzha.

Kuqezinjtë e përbërë, nga Diell Behra, Elvedin Plakiqi, Dimal Thaqi dhe Diar Vrella, në finale u ndeshën me ekipin Blla blla, të cilin e mposhten, 21:11 dhe fituan turneun e Ferizajit, në kategorinë amatore. Njëherësh ekipi Kuqezi, fitoi të drejtën të përfaqësojë Ferizajin, në Superfinalen që zhvillohet më 7 gusht.

LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016
LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

Ndërkohë, radha ishte për garat e konkurrencës profesioniste, me 6 skuadra pjesëmarrëse, të ndara në dy grupe.

Pas ndeshjeve mjaft interesante në grupe dhe në gjysmëfinale, turneu i Ferizajit, mësoi dy finalistët, Che Barin, që nuk kishte asnjë humbje dhe ekipin 123 nga Ferizaji, që në grupe ishte ndeshur dhe kishte pësuar nga ekipi me streetballistët prishtinas.

LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016
LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

Në finalen e profesionistëve, Juniku e Matoshi që ende janë basketbollistë aktivë, duke pasur edhe ndihmën e trajnerit Fikret Shatri dhe Adonis Morinës, fituan edhe më lehtë, se në ndeshjen e parë, me rezultatin 20-8.

LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016
LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

Limak Streetball Kosova 2016, do të vazhdojë menjëherë të dielën, më 17 korrik, me turneun kualifikues të Prizrenit.

CHE BARI, SUPERFINALISTI I PARË, SIGURON BILETËN PËRMES FERIZAJIT