LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

SHMEKAT FITOJNË NË PRIZREN, BËHEN SUPER FINALISTI I DYTË

Ekipi Shmekat janë superfinalisti i dytë i kampionatit të 17-të të streetballit kosovar, Limak Streetball Kosova 2016.

Kjo skuadër biletën për në superfinalen e madhe e siguroi nëpërmjet turneut kualifikues të zhvilluar këtë të dielë në Prizren.

Shmekat, e udhëhequr nga Altin Morina, Qendrim Biraj, Ujkan Karanezi, Arianit Collaku në finale fituan ndaj skuadrës The Answer, me rezultat të ngushtë 21-19.

Kampioni i Prizrenit, Shmekat streetbollistët e të cilës skuadër janë thuajse të rregullt në kampionatin e Streetball Kosovës, deri te triumfi pësuan vetëm një disfatën në fazën e grupeve, dhe atë pikërisht nga rivali i finales, The Answer.

Kështu Shmekat do të përfaqësojë Prizrenin, në Superfinalen e 7 gushtit në Ferizaj.

Gjithsej në Prizren u paraqitën për të gara 9 ekipe, 4 në kategorinë amatore dhe 5 atë profesioniste.

Ndërkohë edhe përkundër parashikimeve të motit, se Prizreni do të jetë me shi të dielën, kjo nuk ndodhi, dhe kështu kushtet atmosferike dolën të jenë ideale për të përmbushur edhe moton identifikuese të Streetball Kosovës, Muzikë Diell dhe Knaqësi.

Siç e do rendi, garat i nisën streetballistët në kategorinë amatore, duke luajtur secili me secilin, në 6 duele në fazën e grupeve.

Nga 4 ekipe, HydroCom, 04, Real Tirana dhe GoldGym, finalen e siguruan këto dy të fundit.

Finalja e kategorisë së amatorëve doli të jetë shumë fizike, kjo duket nga presioni i lartë që kaploi streetbollistët për të arritur primatin e triumfuesit.

E këtë epitet e siguroi GoldGym që në përbërje pati “snajperistin” Arbnor Rifatin, Zef Palkën, Labinot Bytyqin e Dren Zatriqin.

GoldGym fitoi 16:14 ndaj Real Tiranës, që përbëhej nga Elvis Ismeti, Katstriot Borshi, Lavdrim Morina e Kushtrim Sulaj.

Njëherësh ekipi GoldGym që nuk e pësoj asnjë humbje deri te triumfi, fitoi të drjetën të përfaqësojë Prizrenin në kategorinë e amatorëve, në Superfinalen që zhvillohet më 7 gusht.

Ndërkohë, radha ishte për garat e konkurrencës profesioniste, me 5 skuadra pjesëmarrëse.

Duke qenë numër tek, dhe 5 ekipe, u luajtë në vetëm një grup dhe dy të parët, në fund siguruan biletën për në finale.

Pas 10 dueleve me rivalitet tejet të lartë, biletën për në finale me “foto finish” e siguruan, The Answer me 3 fitore nga 4 ndeshje si dhe Shmekat që patën po aq fitore nga 4 duele, derisa mbetën jashtë garës për kampion të Prizrenit, Veteranët e Bashkimit, Votra dhe Thug Life.

Në finalen e Shmekat profesionistë, Altin Morina, Qendrim Biraj, Ujkan Karanezi e Arianit Collaku, lanë “pa përgjegje” ekipin The Answer të përbërë nga Erjon Llazani, Kreshnik Juniku, Besar Ahmeti e Agim Hamiti.

Shmekat në krye me Qendrim Birajn e Arianit Collakun që shënuan më shumë se 50% të pikëve të ekipit, fituan 21:19.

Duhet theksuar se The Answer kishte deklasuar Shmekat në fazën e grupeve 22:12, derisa po ky ekip deri para finales ishte edhe ekipi më efikas i turneut të Prizrenit, me 82 pikë të shënuar nga 4 duele, por ja që kampion u shpallën “Shmekat”, që edhe fituan biletën për në superfinale, që zhvillohet më 7 gusht në Ferizaj.

Limak Streetball Kosova 2016, do të vazhdojë të premtën , më 22 korrik, me turneun kualifikues të Gjilanit.

Ndërsa duhet theksuar se Streetball Kosova, për herë të tretë rresht emërtohet sipas sponsorit gjeneral, Limak Kosova, ndërsa ka mbështetjen e fuqishme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21.

 

13700178_593877080793780_3534930844127666738_n 13717993_10157133517950322_2076590775_o 13702268_10157133518505322_1524287638_o 13659072_593965624118259_7110626941796630119_n 13692386_10157133518940322_506986648_o 13692520_593976574117164_7864212441279574143_n

SHMEKAT FITOJNË NË PRIZREN, BËHEN SUPERFINALISTI I DYTË