1

LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

UNITED BASKETBALL SUPERFINALISTI I TRETË

Gjilani ka dhënë superfinalistin e 3-të të Limak Streetball Kosova 2016.

United Basketboll u shpall kampion i Gjilanit ne kategorine kryesore, ate te profesionisteve.

Superfinalen skuadra United Basketball ne perberje te, Qendrim Demi, Driton Sylejmani, Amir Bunjaku e Bardh Jakupi e siguroi pasi ne finalen e këtij qyteti mposhti ekipin Raptishe me rezultat, 13:4.

Pas Ferizajit e Prizrenit, qyteti i Gjilanit ishte ndalesa e 3-të e kampionatit të 17-të të Streetballit Kosovar.

Keshtu Gjilanin ne superfinalen e Ferizajit me 7 gusht do ta perfaqesojne, United Basketball në kategorinë e profesionistëve, derisa në atë amatore kampion doli skuadra Boll Shanc, që po ashtu shkon në Ferizaj më 7 gusht, në garën për më të mirin e amatorëve.

Per dallim nga dy turnetë kualifikues të mbajtur në javën e shkuar në Ferizaj e Prizren, në Gjilan moti ishte super i nxehtë, gjë që edhe e bëri pak më të vështirë shfaqjen e gjithë talentit të streetbollistëve në fushë.

Gjithsej në Gjilan, për gara 6 ekipe, 4 në kategorinë profesioniste dhe 2 në atë amatore.
Për dallim nga vitet e kaluara kur garat janë zhvilluar në platonë para teatrit të qytetit të Gjilanit, këtë vit, arenë e ndeshjeve u bë fusha e basketbollit në lagjen Dardania, e inauguruar rishtaz në këtë komunë.
Garat i nisën streetballistët në kategorinë profesioniste, derisa dy konkurentët e vetëm të kategorisë amatore, u kualifikuan direkt në finale.

Nga 4 ekipe, United Basketball B, Core 4, Raptishe e United Basketball, finalen e prekën, këto dy të fundit.
Ekipi Raptishe ne përbërje të Gëzim Musliut, Bledi Vokshit Kushtrim Bajraliut e Leutrim Bajramit, ishte dominues në fazën e grupit me 3 fitore nga po aq takime, ndërsa United Basketball, shkoi tutje me 2 fitore e 1 disfatë, nga pikërisht ekipi Raptishe me rezultat 10:9.

Por skuadra United Basketball atë që se bëri në grupe, e bëri në finale.

Demi, Sylejmani, Bujaku e Jakupi, sikur kishin ruajtur energjinë për finale, ku ishin të sakt si nga brenda trapezit ashtu edhe për treshe, ndërsa po ashtu treguan mrbojtje të organizuar duke paralizuar sulmet e kundërshtarit, skuadrës dominuese në grup, Raptishe.
Si rrjedhoje e kësaj me 13pikë të shënuar e vetëm 4 të pranuar për 12 minuta, United Basketboll fitoi finalen e Gjilanit në konkurencën e profesionistëve.

Në anën tjetër në finalen e konkurencës së amatorëve, Boll Shanc deklasoi skuadrën Perlepnica të cilës nuk i funksionoj strategjia me gjuajtje nga largesia.
Boll Shanc fitoi me rezultat 15:5, dhe shkon ne superfinalen e kategorisë së amatoreve më 7 gusht në Ferizaj.

Limak Streetball Kosova 2016, do të vazhdojë të shtunën , më 23 korrik, me turneun kualifikues të Gjakovës.

Ndërsa duhet theksuar se Streetball Kosova, për herë të tretë rresht emërtohet sipas sponsorit gjeneral, Limak Kosova, ndërsa ka mbështetjen e fuqishme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21.

 

4 3 2

UNITED BASKETBALL SUPERFINALISTI I TRETË