LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

123 PËRFAQËSON GJAKOVËN NË SUPERFINALEN E FERIZAJIT

1

Pas Ferizajit, Prizrenit e Gjilanit, Gjakova dha emrin e skuadrës së 4-të superfinaliste të Limak Streetball Kosova 2016.

123, doli kampion në kategorinë kryesore, ate të profesionistëve.

123, për dallim nga ekipet e tjera, u paraqit me vetëm 3 lojtarë, dhe po aq ishin të mjaftueshëm për ta siguruar epitetin e më të mirit në Gjakovë te profesionistët.

 

Të përbërë nga, Driton Ibrahimi, Driton Ramosaj e Muhamed Janjeva, ata nuk pësuan asnjë humbje në tërë turneun kualifikues të Gjakovës, ndërsa në finale fituan ndaj skuadrës, Doktor Street me rezultat 21:16.

Keshtu Gjakovën në superfinalen e Ferizajit me 7 gusht do ta perfaqesojne, 123 në kategorinë e profesionistëve, derisa në atë amatore kampion doli skuadra Ortodent, që po ashtu shkon në Ferizaj më 7 gusht, në garën për më të mirin e amatorëve.

 

Gjithsej në Gjakovë, u paraqitën për të garuar 12 ekipe, 6 në kategorinë profesioniste dhe 6 në atë amatore.

 

Sikurse në Gjilan një ditë më parë, edhe në Gjakovë temperaturat ishin të larta, por kjo nuk zbrapsi dashamirët e streetballit, që veq se e begatuan turneun me 12 skuadra pjesëmarëse, gjatë ditës, për sa zgjatën garat për më shumë se 5 orë, rreth ambienteve të fushës, gravituan qindra shikues.

 

Garat i nisën streetballistët në kategorinë amatore, që ishin të ndara në dy grupe me nga 3 ekipe, ngjashëm sikurse edhe profesionistët.

Me bilanc të qind për qind, si lider të grupit A dhe B, kaluan tutje Ortodent dhe Thug Life, për ti pritur në gjysmë finale, ekipin Juventus dhe Index 91, që patën nga një fitore më pak në fazën e grupeve.

Dy më të mirat e grupeve ishin për një nuancë më të dalluar edhe në gjysmë finale. Ortodent fitoi 12:11 ndaj Index 91, kurse Thug Life 14:13 ndaj skuadrës Juventus.

Kështu finalja përballi Ortodentin ndaj ekipit Thug Life. Ortodent në përbërje të Shpat Kërleshit, Fis Rugovës, Dorant Hanës e Ron Gashit, triumfuan 14:11.

Edhe te profesionistët ishte skenar i njëjtë po ashtu. 123 dhe Doktor Street dominuan grupet, për të shkuar tutje në gjysmë finale pa humbje, derisa aty u përballën me ekipin Air Lines dhe Pejën.

123, fitoi 14:13 ndaj Air Lines, derisa Doktor Street mposhti Pejën 15:12, me një super paraqitje të Blendi Kajës, që shënoi 6-t dyshe, duke qenë kështu i pa ndalshëm nga distanca.

Dhe sikurse te amatorët më të mirët e grupeve, u përballën në finale.

Këtu freski dhe koncentrim më të lartë pati ekipi 123, edhe pse ata gjatë gjithë turneut nuk patën lojtarë rezervë duke luajtur me vetëm 3 streetbollistë.

Me efikasitet të lartë sidomos nga distanca, 123 fitoi 21:16, duke mbyllur dilemën e kampionit të Gjakovës, dhe duke dhuruar kështu superfinalistin e 4-të të kampionatit të 17-të të Streetboll Kosovës.

Limak Streetball Kosova 2016, do të vazhdojë të dielën, më 24 korrik, me turneun kualifikues të Prishtinës.

Ndërsa duhet theksuar se Streetball Kosova, për herë të tretë rresht emërtohet sipas sponsorit gjeneral, Limak Kosova, ndërsa ka mbështetjen e fuqishme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21.

2

 

123 PËRFAQËSON GJAKOVËN NË SUPERFINALEN E FERIZAJIT