LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

TURISTET SUPERFINALISTI I PARAFUNDIT

Peja ka dhënë superfinalistin e parafundit të kampionatit të 17-të të Streetball Kosovës.

1
                                             TURISTET – KAMPIONI I PEJES NE “LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016”

Biletën për në Ferizaj dhe mundësinë për të fituar epitetin e kampionit të Limak Streetball Kosova 2016, nga Peja e siguroi skuadra Turistët.

 

Kështu, pas garave kualifikuese në Ferizaj, Prizren, Gjilan, Gjakove, Prishtinë dhe tani Pejë, mbetet vetëm edhe qyteti i Mitrovicës të dielën, për të kompletuar 7 superfinalistët e këtij edicioni, që me 7 gusht në Ferizaj do ta luftojnë titullin e këtij edcioni të Limak Streetball Kosovës.

 

Gjithsej në Pejë morrën pjesë 14 ekipe, 8 në kategorinë e amatorëve dhe 6 në atë profesionale.

Veq numrit të lartë të skudrave që gati ishte thuajse në nivelin maksimal të lejuar, në Pejë që nga mëngjesi e deri në orët e pasdites kur u luajtën finalet, streetballin në qendër e përcollën qindra shikues, duke bërë kështu që Streetballi i këtij qyteti të jetë një nga më të përcjelliurit e këtij edicioni.
Turistat ishin në përbërje të, Roberto Laiq, Amarivcai Bogdan, Ari Hajdai e Kushtrim Zeqirit, ndërsa në finale patën përballë ekipin Black Team, të cilët në i mposhtën me diferencë të vogël, 18:17.

Drejt rrugës për në finale Turistat ishin dominues duke mos e pësuar as edhe një humbje të vetme, që i bënë ata fitues më se meritor.

Kështu Turistat tani do të kenë primatin për ta përfaqësuar Pejën në, në Superfinalen e 7 gushtit në Ferizaj, ku në fakt veq tyre nga Peja shkon edhe ekipi Juventus, por nga kategoria e amatorëve.

Garat si rëndom filluan pikërisht me kategorinë e amatorëve. 8 ekipe të ndara në dy grupe rivalizuan në 12 takime, ku ajo që ra në sy ishte fokusi i madh në mbrojtje, që pamundësoi numër të lartë të pikëve nëpër takime, duke bërë që në asnjë përballje të grupeve most ë arrihet shifra prej 21 pikë të realizuara, që shënon edhe fundin e ndeshjes me automatizëm edhe nëse ka ende minuta për tu luajtur.

Tutje në fazat me eliminim direkt vazhduan, nga grupi A ekipi NA dhe Babushat, derisa nga grupi B, Bongo dhe Juventusi.

Në gjysmë finle Juventusi deklasoi ekipin NA, 17:8, derisa Bongo mposhti Babushat me dyfish të pikëve dallim, 12:6.
Si rrjedhoj e kësaj në finale u përballën Juventusi dhe Bongo.

Kjo finale dhuroi pak pikë, por doli të jetë dramatike megjithatë. 10:8 fitoi Juventusi në përbërje të Endrit Berishës, Dion Bashës, Dak turkut e Eldin Jevriqit.

Një detaj interesant i kësaj finaleje ishte edhe fakti se u takuan skuadra që u regjistruara e para në mëngjes, Juventus, dhe ekipi Bongo që erdhi i fundit në fazën e regjistrimit, i 8-ti.

Ndërkohë, në konkurrencës profesioniste, me 6 skuadra pjesëmarrëse, nga grupet vazhduan në fazën tjetër Black Team, Nipat e Supermanit, Turistat dhe 039.

Black Team tutje mposhti 039, 15:11, Turistat fituan po ashtu 15:8 ndaj ekipit me emrin simpatik, Nipat e Supermanit.

Në finalen e Turistat profesionistë, ishin në epërsi gjatë gjitha kohës gati ndaj rivalit Black Team, që në 5 raste edhe barazoi rezultatin, por pa arritur që ta merr fitoren, pasi këtë e bëri skuadra Turistat 18:17.

Limak Streetball Kosova 2016, do të vazhdojë të dielën , më 31 korrik, me turneun kualifikues të Mitrovicë.

Ndërsa duhet theksuar se Streetball Kosova, për herë të tretë rresht emërtohet sipas sponsorit gjeneral, Limak Kosova, ndërsa ka mbështetjen e fuqishme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21.

 

 

 

 

 

 

TURISTET SUPERFINALISTI I PARAFUNDIT