LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016 – SUPERFINALJA

KAMPIONI I KOSOVËS, MËSOHET TË DIELËN NË FERIZAJ

1
                                                                                  LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

Limak Streetball Kosova 2016, pas 3 javë e 1 ditë, rikthehet aty edhe ku filloj rrugëtimin e sivjetmë të kampionatit të 17-të të streetballit Kosovar.

Gjithcka filloj më 16 korrik në Ferizaj, dhe tani më 7 gusht, ky edicion mbyllet pikërisht në Ferizaj, ku 16 ekipe, 8 në kategorinë profesionale dhe 8 në atë amatore, do ta luftojnë titullin e Kosovës në konkurencat përkatëse.

E vecanta e kësaj superfialeje, është se fillon të dielën nga ora 14:00 në platon para ndërtesës së Kuvendit Komunal, e cila është rregulluar enkas nga Kuvendi Komunal i Ferizajit, në mënyrë që streetballistat të kenë kushte maksimale për lojë.

Duke qenë se fillon nga ora 14:00, garat e fazës finale do të zhvillohen kah mbrëmja për herë të parë nën dritat e rreflektorëve, gjë që e bënë më të lehtë lojën për garuesit dhe ambientin për shikuesit, që marrë në tërësi në të gjitha komunat deri më tani, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Gjakove, Prishtine, Mitrovice, e Peje, kanë qenë me mijëra në numër.

E duke pasur parasyshë që në Feirzaj garat nisin nga ora 14:00, dhe faza më interesante do të luhet nën dritat e rreflektorëve, pritet numër i madh i shikuesve edhe në superfinale.

Kjo superfinale, ka edhe një të vecant tjetër.

Për herë të parë, do të kemi transmetim direkt të ndeshjeve finale në Radio Televizionin 21, i cili e ka mbështetur fuqishëm edhe këtë edicion të Limak Streetball Kosovës.

Në superfinale pas turneut kualifikues nëpër 7 komuna të Kosovës kanë arritur:

Në kategorinë e profesionistëve, tetë skuadrat e kualifikuara janë:
1. Che Bari – Ferizaj
2. Shmekat – Prizren
3. United Basketball – Gjilan
4. 123 – Gjakovë
5. Seba Team – Prishtinë
6. Turistat – Pejë
7. Ata – Mitrovicë, si dhe kampionia e edicionit të kaluar, Limak Streetball Kosova 2015
8. Vision Group – Mitrovicë

Në kategorinë e amatorëve janë kualifikuar:

  1. Kuq e Zi – Ferizaj
    2. GoldGym – Prizren
    3. Boll Shanc – Gjilan
    4. Ortodent – Gjakovë
    5. Arleo – Prishtinë
    6. Juventusi – Pejë
    7. MM Cana Kualitet – Mitrovicë, si dhe kampionët e edicionit të kaluar
    8. Katërshja – Prizren

Derisa po i afrohemi superfinales, duhet thekusar se masovizimi i streeballit dhe popullarizimi i tij po shkon duke u rritur gjithnjë e më shumë nga viti në vit.

E kjo pa dyshim është edhe një infuzion direkt për basketbollin si sport në Kosovë, pasi shumica e talentëve fillojnë hapat e parë të basketbollit në atë të rrugës, streetball, për të kaluar më pas në basketball.

Në këtë edicion të Limak Streetball Kosova 2016 morrën pjesën 75 ekipe, apo thënë ndryshe mesatarisht nga 10 në sericël prej 7 turneve kualifikues që u zhvilluan në tërë Kosovën.

Secili qytet ka pasur garën e tij, por pa dyshim më dramatiku ka qenë ai i Prishtinës që mbanë edhe rekordin e ekipeve pjesëmarrëse sivjet, prej 15, ndërsa 8 nga dhjetra ndeshjet e Prishtinës u vendosën vetëm pas vazhdimeve.

Ndërkohë Peja mbanë primatin e turneut më të përcjellur.
Duhet theksuar se për herë të tretë rresht, Streetball Kosova, emërtohet sipas sponsorit gjeneral, Limak Kosova, ndërsa ka mbështetjen e fuqishme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21.

KAMPIONI I KOSOVËS, MËSOHET TË DIELËN NË FERIZAJ