LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016
TË DIELËN NË FERIZAJ SUPERFINALJA MBAHET NË PALESTËR

LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016
                                                                                         LIMAK STREETBALL KOSOVA 2016

Të dielën më 7 gusht, edicioni i 17-të i streetballit kosovar do të përmbyllet aty ku filloj me 16 korrik, në Ferizaj. 16 ekipet më të mira, 8 në kategorinë profesionale dhe 8 në atë amatore, do të garojnë për titullin e kampionit të Kosovës në të dyja këto konkurrenca.

Superfinalja e Limak Streetball Kosova 2016 do të filloj nga ora 12 dhe do të mbahet në Palestrën e Sporteve në Ferizaj.
Arsye për këtë është moti i lig dhe me shi të madh, që sipas parashikimeve të Institutit Hidrometoroligjik (IHMK)-së do të mbretëroj të dielën në Ferizaj.
Kushtet e këqija atmosferike kanë detyruar Shoqatën e Streetballit të Kosovës që për zhvillimin e garave Superfinale të kërkojnë një alternativë të mundshme dhe nga qendra e qytetit garat t’i zhvendosin në palestër.

Duke pasur parasysh se Shoqata e Streetballit e Kosovës ka obligim ndaj FIBA 3×3 Basketball, për ta dërguar kampionin e Limak Streetball Kosova 2016 të kategorisë profesionale në garat e Bucharest Challenger 2016, që mbahet vikendin e ardhshëm me 13 dhe 14, streetballi kosovar ishte i detyruar që superfinaleen ta caktojë për këtë të diel, në një ambient unik që deri tash nuk e ka përdorrur por që është praktikë në gjitha vendet tjera.

Orari i garave
Shorti për ndarjen e 8 skuadrave amatore në dy grupe do të hidhet në ora 11:30, kurse gaarat në fazën e grupeve do të fillojnë nga ora 12.

Në kategorinë profesionale shorti do të hidhet në ora 14:00 dhe garat do të fillojnë nga ora 14:30.
Muzikë, shi dhe kënaqësi streetballi

Paraprakisht, Shoqata e Streetballit të Kosovës kishte paraparë që superfinalen e sivjetme ta organizoj pasdite dhe në mbrëmjen e së dielës, duke i zhvilluar ndeshjet e fazës finale nën reflektora dhe me mot më të freskët, në mënyrë që streetballistave t’iu krijoi kushtet maksimale për lojë, mirëpo shiu i paralajëmruar ka ndryshuar gjitha planet fillestare .

Sidoqoftë, edhe kjo e ka anën e vet të mirë sepse Superfinalja e Limak Streetball Kosova 2016 do të jetë ngjarja e vetme e cila do të organizohet të dielën në Ferizaj dhe duke marr parasysh se moti do të jetë i lig dhe me shi të madh, qytetarët do të kenë mundësi që ë vijnë në palestër dhe të kënaqen me muzikë dhe streetball.

Duhet theksuar se kjo superfinale, ka edhe një të veçanti tjetër, ngase për herë të parë, do të ketë transmetim të ndeshjeve finale në Radio Televizionin 21, medium ky i cili e ka mbështetur fuqishëm edhe këtë edicion të Limak Streetball Kosovës.

Në superfinalen e Limak Streetball Kosova 2016, pas përfundimit të 7 turneve kualifikuese në qytetet kryesore të Kosovës janë kualifikuar:

Në kategorinë e profesionistëve:
1. Che Bari – Ferizaj
2. Shmekat – Prizren
3. United Basketball – Gjilan
4. 123 – Gjakovë
5. Seba Team – Prishtinë
6. Turistat – Pejë
7. Ata – Mitrovicë, si dhe kampionia e edicionit të kaluar, Limak Streetball Kosova 2015
8. Vision Group – Mitrovicë

Në kategorinë e amatorëve janë kualifikuar:

1. Kuq e Zi – Ferizaj
2. GoldGym – Prizren
3. Boll Shanc – Gjilan
4. Ortodent – Gjakovë
5. Arleo – Prishtinë
6. Juventusi – Pejë
7. MM Cana Kualitet – Mitrovicë, si dhe kampionët e edicionit të kaluar
8. Katërshja – Prizren

Duhet theksuar se për herë të tretë rresht, Streetball Kosova, emërtohet sipas sponsorit gjeneral, Limak Kosova, ndërsa ka mbështetjen e fuqishme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21, si dhe Bankës Raiffeisen dhe Ministrisë së Diasporës.

TË DIELËN NË FERIZAJ SUPERFINALJA MBAHET NË PALESTËR