Raiffeisen Bucharest Challenger 2016 

 Kosova-Serbia hapin festivalin e basketit 3×3 në Bukuresht  

Bucharest Challenger 2016

 

Bukuresht (Streetball Kosova ) – Të shtunën me fillim nga ora 17:30, kampionia aktuale e Kosovës në streetball, CHE BAR, do ta hap edicionin e 5-të të Bucharest Challenger duke u përballur me ekipin numër një në botë , NOVI SAD AL WAHDA nga Serbia.  

Kampionët aktual të Limak Streetball Kosova 2016, skuadra CHE BAR e përbërë nga Fikret Shatri, Finsik Juniku, Albatrit Berisha dhe Etnik Peci, sot kanë udhëtuar për në Rumani ku të shtunën dhe të dielën do të marrin pjesë në Raiffeisen Bucharest Challenger 2016.

Për herë të tretë rresht, Che Bar do ta përfaqësojë Kosovën në Bukuresht, turne ky i cili sivjet është kualifikues për FIBA 3×3 Ëorld Tour Debreceni Masters 2016, si pjesë e rrugës deri në Ëorld Tour Finals.   Me fjalë tjera, Che Bar gjatë këtij vikendi do të jetë pjesë e tubimit të ajkës botërore të basketbollit 3×3.  

1

Hiç më pak se dhjetë skuadra më të mira të edicionit të kaluar të FIBA 3×3 Ëorld Tour, duke përfshirë  edhe favoritin nikoqir, Team Bucharest, lojtarët e të cilës skuadër kishin ndihmuar Rumaninë që të fitoj titullin e kampioni të Evropës për kombëtare para dy viteve ( FIBA 3×3 European Championship 2014) , gjatë këtij vikendi do të tubohen në ambientin tashmë të famshëm dhe tradicional, në zemër të Bukureshtit, në Sheshin e Universitetit , ku sërish pritet një ambient fantastik.

Pa dyshim se favoritët kryesor për titul kampioni në Bucharest janë edhe rivalët e përbetuar , skuadra  Novi Sad Al Ëahda dhe skuadra Ljubljana. Duhetë thënë se skuadra serbe e udhëhequr nga lojtari numër një në botë, Dushan Domoviq Bulut, në përbërje ka edhe tre lojtarë të tjerë që ja ë të ranguar në mesin e top 5 lojtarëve më të mirë në botë, kurse skuadra  Ljubljana e udhëhequr nga Jasmin Hercegovac që është lojtari numër 4 në botë, në përbërje ka edhe tre lojtarë të tjerë që rangohen si numër 6, 7 dhe 8.

Sa i përket skuadrave jo-evropiane, Bucharest Challenger edhe sivjet do t’i gostit ekipet që vijnë nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik: NY Harlem (SHBA), Sao Paulo (Brazil) dhe Ëinnipeg (Kanada). Gjitha këto skuadra do të luftojnë, së paku për të arritur në finale, ngase sivjet të dy skuadrat finaliste do të nxjerrin vizën kualifikuese për FIBA 3×3 Ëorld Tour Debrecen Masters ( 7-8 shtator). Përndryshe, fituesit do t’i takojnë 4000 dollarë amerikanë, kurse nënkampioni i Bucharest Challenger 2016 do të ngushëllohet me 1000 dollar.

Kampionia e katërfishtë e Kosovës në Streetball, skuadra Che Bar, sivjet për herë të tretë rresht përfaqëson Kosovën në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare. Duhet rikujtuar se vitin e kaluar, në fazën e grupeve, Che Bar ishte befasi e turneut duke shënuar tri fitore dhe 61 pikë nga 66 pikë maksimale që mund të shënohen në tri ndeshje, por në çerekfinale ishin eliminuar nga skuadra e Shën Petersburgut, e cila edhe sivjet është pjesë e kësaj gare.    

http://www.3la3.ro/portal/en/index.php/pristina-the-big-story-of-the-first-day-at-raiffeisen-bank-bucharest-challenger/

CHE BAR do të garojë në grupin A, kundër skuadrës numër një në botë: NOVI SAD AL WAHDA, si dhe dy top skuadrave rumune, TEAM BUCHAREST që është kampione e shumëfishtë e shtetit dhe SCOALA VECHE, ekipi që ka dominuar sivjet skenën e streetballit rumunë.

Skuadra CHE BAR e cila vitin e kaluar në përbërje kishte Fikret Shatrin, Fisnik Rugovën, Fisnik Junikun dhe Kushtrim Hydën, sivjet ka ndryshuar përbërjen duke angazhuar Albatrit Berishën dhe Etnik Pecin, kurse Shatri dhe Juniku mbeten pjesë e pandryshueshme e skuadrës, tash e tri vite, prej paraqitjes së parë ndërkombëtare të streetballit kosovar.

Ndeshjen e parë , CHE BAR do ta ketë pikërisht kundër skuadrës më të mirë në botë, NOVI SAD, me fillim nga ora 17:30.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të informohen më detajisht për paraqitjen e CHE BAR në Bucharest Challenger 2016, ju ftojmë të përcillni    

https://www.facebook.com/officialstreetballkosova/  ose lajmet në ueb faqen zyrtare të kësaj ngjarjeje  http://www.3la3.ro/portal/en/   e cila ka paralajëmruar edhe transmetimin LIVE të ndeshjeve që zhvillohen në fushën kryesore, ku nesër edhe pritet që CHE BAR, kampioni nga Kosova dhe NOVI SAD , kampioni nga Serbia dhe njëherësh skuadra më e mirë në botë,  ta hapin edicionin e pestë jubilar të Bucharest Challenger . Informatat tjera dhe rezultatet nëëpër gjitha grupet mund t’i gjeni në http://www.3x3planet.com/en/event/details/TMG16FIDVQWYAZZZ

Kosova-Serbia hapin festivalin e basketit 3×3 në Bukuresht