Raiffeisen Streetball Kosova International 2017

G-Unit nga Mali i Zi, kampion i turneut të dytë ndërkombëtar të Streetballit

 

G-Unit, nga Mali i Zi, është fitues i turneut të dytë ndërkombëtar të Streetballit, “Raiffeisen Streetball Kosova International 2017”, i njohur zyrtarisht nga FIBA 3×3, që u mbajt për në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Në finale malazezët arritën të mposhtin kampionin në fuqi Nord Gym nga Bullgaria, me rezultat 21:15, për të fituar për herë të parë këtë turne.

Kampioni i “Raiffeisen Streetball Kosova International 2017”, skuadra G-Unit po ashtu ka fituar edhe të drejtën për kualifikim për në garën Challenger të Berlinit, që zhvillohet javën e ardhshme.

Në “Raiffeisen Streetball Kosova 2017”, morën pjesë tri skuadra kosovare si dhe ekipet të tjera nga Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, e Shqipëria.

Turneut ndërkombëtar, i parapriu gara nacionale e Streetballit të Kosovës, me fitues Che Barin, kampionin e pesëfishtë të garës në një kosh në Kosovë.

Të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti”, turneu vazhdoi me garën ndërkombëtare, që mbahet për herë të dytë në Kosovë, por kësaj radhe me një risi të madhe.

Për herë të parë në histori të streetballit kosovar, Streetball Kosova ka promovuar infrastrukturën e nivelit më të lartë botëror, sipas FIBA 3×3 Basketball: fushën zyrtare (Sport Court), koshin Schelde “Sam 3×3” dhe topat oficial Wilson.

Kështu garat e këtij edicioni në Streetball u zhvilluan në infrastrukturën super-moderne botërore të FIBA 3×3.

Edicioni i dytë, “Raiffeisen Streetball Kosova International 2017”, nisi me garën në grupe, me tetë ekipe të ndara në dy grupe.

Pas ndeshjeve shumë interesante në grupe, me ndeshjet e zhvilluara në tri xhiro, në gjysmëfinale u plasuan Che Bar nga Prishtina, Black Eagle nga Shkodra, Nord Gym nga Bullgaria, dhe G-Unit nga Mali i Zi.

Gjysmëfinalja e parë u zhvillua ndërmjet Che Barit nga Prishtina, dhe Nord Gym nga Bullgaria. Pas një gare të fortë dhe shumë rivalizuese, fitues në dy minutat e fundit dolën bullgarët, që kryen ndeshjen para kohe, 21:16, duke u plasuar në finale.

Edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Black Eagle nga Shkodra dhe G-Unit, solli duel interesant, por në fund malazezët u plasuan në finale pasi fituan me rezultat 21:18.

Finalja qiti përballë dy super skuadra, me super streetballistë, me bullgarët e Nord Gymit, që kërkonin mbrojtjen e titullit dhe malaziasit e G-Unit, për herë të parë në këtë turne.

Ndeshja finale ishte jashtëzakonisht e barabartaë, deri pranë rezultat 13-13, me skuadrat që nuk shkëputeshin shumë në rezultat. Por në këtë fazë, G-Unit, me një seri prej 8-2, realizoi fitore para kohe, duke triumfuar 21:15, për titullin e kampionit në Raiffeisen Streetball Kosova International 2017”.

Fituesi i FIBA 3×3, G-Unit, do të kualifikohet në Berlin Berlin Challenger, si pjesë të rrugës për Mexico City Masters në kuadër të FIBA 3×3 World Tour 2017

Në vitin 2017 Streetbolli është pranuar si sport olimpik dhe debutimin e tij do të ketë në lojërat olimpike verore “Tokyo 2020”, po ashtu një dritare e re për sportistët kosovare në arenën ndërkombëtare.

Turneu i dytë ndërkombëtar, i njohur nga FIBA 3×3 Basketball, që nga pranimi i Shoqatës së Streetballit të Kosovës në këtë institucion të FIBA-së, më 12 shkurt 2013, u zhvilluar nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Sponsori Gjeneral i garave të sivjetme ishte Raiffeisen Bank

Mbështetje të fuqishme pati nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit e Kosovës,
Komuna e Prishtinës, RTV 21 si sponsori medial tradicional dhe hoteli ekskluziv Swiss Diamond
Sponsorët e artë ishin kompania e specializuar ndërtimore B. Bavaria, kompania për prodhime të paneleve solare Jaha Solar si pjesë e Jaha Group , kompania e Sigurimeve SIGMA dhe vetura zyrtare e këtij edicioni CITROEN nga Delfinauto

Po ashtu sponsorët tjerë që në forma të ndryshme i kanë dhënë mbështetje këtij organizimi janë: kompania 3 CIS e specializuar për shërbime operatorëve të mëdhenj të telekomunikimit ; Studio Forma; Kompania e sigurimit Besa Security, e përditshmja Zëri ; Golden Taxi ; kompania e pajisjeve sportive – SPORTING ; PROGRAF ; PAPILLON dhe uji zyrtar i turneut tshe një dekadë UJI RUGOVA

G-Unit nga Mali i Zi, kampion i turneut të dytë ndërkombëtar të Streetballit