Fillimi i garave “Streetball Kosova 2015” planifikohet për javën e parë të Qershorit 2015 dhe do të zgjas më shumë se një muaj. Lojërat do të luhen në shtatë qendrat regjionale të Kosovës, duke filluar në Prizren dhe vizituar Pejën, Gjakovën, Ferizajin, Gjilanin, Mitrovicën dhe Prishtinën dhe duke mbledhur ekipet dhe rininë e këtyre komunave përderisa lojërat finale do të organizohen në Prizren. Fituesit e të gjitha kategorive, në garat komunale dhe ato finale, do të shpërblehen me trofe dhe veshmbathje sportive, përderisa fituesi i përgjithshëm (Kampioni Streetball Kosova® 2015) do të shpërblehet me një javë pushimi “ALL INCLUSIVE” në njërin nga hotelet ekskluzive me pesë yje në ndonjërën nga qendrat e famshme turistike në detin Mesdhe të Turqisë.