TURNEU I  16 TRADICIONAL (KAMPIONATI 11-të SHTETËROR ) –  STREETBALL KOSOVA 2015

ka për qëllim të mbledh rininë e Kosovës pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë etnike apo aftësitë fizike të tyre.

Përfituesit e drejtpërdrejt të turneut shtetëror janë:

  • 160 ekipe të përbëra nga 4 lojtarë për ekip;
  • lojtarë në garat individuale;
  • Përafërsisht 20,000 – 25,000 të rinj në audiencë në të gjitha shtatë komunat e Kosovës dhe gjatë të gjitha garave;
  • 8 ekipe të përbëra nga 4 persona me aftësi të kufizuara për ekip.

Përfituesit Indirekt:

  • E tërë popullata e Kosovës nëpërmjet mediave, televizionit dhe gazetave.

Përkrahja e organizimit të aktiviteteve të “Streetball kosova 2015” gjatë sezonit të verës do të jetë në të mirë të gjithë shoqërisë kosovare sepse nëpërmjet tij, do të përkrahen sporti dhe rinia kosovare pa dalllim gjinie, përkatësie etnike dhe/apo aftësive fizike.