Këto janë rezultatet kyçe të projektit:

  1. Përafërsisht 750 persona të rinj do të luajnë në 160 ekipe dhe gara individuale dhe si rezultat, do të zhvillojnë ndjenjën e Fair Play-it dhe vlerave pozitive shoqëruese;
  1. Duke tërhequr rininë kosovare në sport, do të luftohen dukuritë si droga, alkoholi dhe armët;
  1. Hapësirat publike, pronat komunale, do të riparohen dhe pastrohen dhe do t’i shërbejnë rinisë urbane dhe asja rurale;
  1. Ky turne sportiv do të ngris vetëdijën e rinisë mbi përparësitë dhe kënaqësinë e cila mund të nxirret nga sporti, dhe kështu të ndihmoj shoqërinë e gjërë në luftë kundër dukurive si përdorimi i drogës, alkoholit dhe pirja e duhanit ;
  1. Të rinjtë nga gjitha viset e Kosovës do të luajnë së bashku dhe si rezultat do të zhvillojnë ndjenjën e miqësisë, tolerancës etnike dhe Fair Play-it;
  1. Duke joshur të rinjtë nga mbarë Kosova do të luftohet urrejtja, nacionalizmi, përdorimi i drogës, duhanit dhe alkoholit si dhe përdorimi i armëve;
  1. Duke organizuar këtë ngjarje, “Streetball Kosova®”- Shoqata e Streetballit të Kosovës anëtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të jetë shembull i përkryer i miqësisë, tolerancës etnike dhe rindërtimit të urave ndërmjet njerëzve

Për më tepër, ky shembull mund të shërbej në organizimin e aktiviteteve tjera të ngjashme.