Garat zhvillohen në dy kategori:

  • PROFESIONISTË (4 lojtarë mund të jenë aktivë) dhe
  • AMATORË (Pa lojtarë aktiv / regjistruar në edicionin 2014/2015)

REGJISTRIMI I DYFISHTË NË GARAT EKIPORE,

AUTOMATIKISHT SJELLË DISKUALIFIKIMIN NGA TURNEU.

Regjistrimi për pjesëmarrje në “Limak Streetball Kosova® 2015” bëhet një orë para fillimit të hedhjes së shortit, në çdo qendër të Kosovës.

 

Ekipet paguajnë nga 20 euro (5 euro për person) dhe iu ndahen nga 2 fanella zyrtare (me ngjyra të ndryshme) dhe rregullat e turneut. Lojtarët obligohen t’i ruajnë fanellat deri në fund të turneut. Shorti tërhiqet para fillimit të garave, në prezencë të gjithë përfaqësuesve të ekipeve të regjistruara, në të gjitha qytetet ku zhvillohet

“LimakStreetballKosova ® 2015”.

Pjesëmarrësit obligohen t’i lexojnë rregullat në këtë fletushkë.

GARAT DO TË ZHVILLOHEN SIPAS SISTEMIT TË GRUPEVE DHE NGA
GJYSMËFINALET E TUTJE SIPAS SISTEMIT TË ELIMINIMIT. RREGULLAT PËR GARA EKIPORE ( 3 KUNDËR 3)

  1. Çdo ekip përbëhet nga katër lojtarë (tre plus një rezervë). Ekipet mund të jenë të përziera (meshkuj dhe femra) dhe nuk ka limit të moshës. Kufizimi i vetëm në këtë turne është rregulla se në kategorinë amatorë ka të drejtë pjesëmarrjeje vetëm një lojtar aktiv për ekip.
  2. Çdo kapiten i ekipit përgjigjet për të vërtetën e të dhënave.
  3. Në rast se lojtarët japin të dhënat personale të rrejshme, ekipi do të diskualifikohet menjëherë nga garat e mëtejme dhe pagesa e regjistrimit nuk ju kthehet.
  4. Ndeshja luhet derisa një ekip shënon 21 pikë apo në kohëzgjatje prej 10 minuta, me ç’rast, ekipi i cili ka epërsi automatikisht shpallet fitues.
    a) nëse pas 10 minutave lojë rezultati është i barabartë do të luhen vazhdimet.
    b) gjatë lojës shtesë, fitues është ekipi i cili shënon i pari 2 pikë.
    c) ekipi i cili dështon të paraqitet me kohë në fushë, kur duhet të fillojë ndeshja, e humbë duelin pa lojë, me rezultat zyrtarë.
  5. Gjatë zhvillimit të garave, kapiteni i ekipit është i vetmi i cili ka të drejtë të komunikoj me zyrtarët, rreth çështjeve kontestuese. Reagimi i tyre duhet të jetë korrekt dhe FAIR PLAY.
  6. Në rast të sjelljeve jo-sportive, kapitenit i tërhiqet vërejtja e parë, herën e dytë dënohet me gabim teknik dhe herën e tretë ekipi diskualifikohet.
  7. Referët NUK DO TË JENË TOLERANT ndaj fyerjeve, qoftë ndaj lojtarëve kundërshtarë, publikut apo zyrtarëve. Me këtë rast EKIPI AUTOMATIKISHT DISKUALIFIKOHET.
  8. Gjuajtja e lirë vlen një pikë.
  9. Brenda hapësirës 6,75 metra shënimi vlen një pikë.
  10. Jashtë vijës 6,75 metra shënimi vlen dy pikë.
  11. Pas shënimit, topi i takon ekipit kundërshtar dhe sulmi fillon menjëherë në “gjysmërrethin nën kosh”, me driblim ose pasimin e topit jashtë vijës 6,75metra.
  12. Ekipi që ka shënuar, pas shënimit është skuadër në mbrojtje, nuk guxon të prek topin ose lojtarin në “gjysmërrethin nën kosh”
  13. Nëse ndodhë që ekipi të filloj sulmin brenda zonës 6,75metra, ai ekip e humbë të drejtën e posedimit të topit dhe në rast të shënimit, pikët nuk pranohen.
  14. Pas dëbimit të topit nga koshi, nëse ekipi mbrojtës e fiton topin, duhet të dal jashtë zonës 6.75 metra, por, nëse topin e fitojnë sulmuesit atëherë sulmi vazhdon dhe shënimi eventual pranohet. Në rast të huqjes së koshit dhe tabelës nga ana e sulmuesve, mbrojtja ka të drejtë ta kap topin dhe të shënojë pikë menjëherë.
  15. Gabimi personal gjatë gjuajtjes në kosh sanksionohet me një gjuajtje të lirë, ndërsa shënimi vlenë 1 pikë (pas shënimit, topi kalon tek ekipi i cili ka shkaktuar gabim personal). Në rast të dështimit, kërcehet dhe loja vazhdon.
  16. Nëse lojtari ndalet në mënyrë të palejuar gjatë depërtimit dhe shënon, shënimi pranohet dhe ekzekutohet plus një gjuajtje e lirë.
  17. Në rast të gabimit personal me qëllim, ekipi kundërshtarë ekzekuton 2 gjuajtje të lira dhe topi mbetet në pronë të skuadrës së njëjtë. Nëse një lojtarë për herë të dytë shkakton gabim me qëllim procedura përsëritet ndërsa ai lojtarë përjashtohet nga loja.
  18. Pas shkaktimit të gabimit të 6 personal të një skuadre, ekipi hynë në bonus dhe çdo gabim tjetër personal sanksionohet me gjuajtje të lirë.
  19. Gabimi 7, 8 dhe 9 ndëshkohen me nga 2 gjuajtjetë lira.
  20. Pas gabimit të 9 ekipor, çdo faul tjetër konsiderohet si josportiv dhe ekipi kundërshtar ekzekuton 2 gjuajtje të lira dhe mbetet në pronësi të topit.
  21. Në rast të incidentit, lojtarët e involvuar në incident automatikisht largohen nga ndeshja, ndërsa varësisht nga pesha e incidentit, ata mund të diskualifikohen plotësisht nga turneu.
  22. Pas shkaktimit të gabimit të 4 personal, lojtari largohet nga loja.
  23. Ndërrimi i lojtarëve lejohet vetëm atëherë kur topi është jashtë lojës. Zëvendësimi bëhet në qendër të fushës përballë koshit
  24. Çdo ekip ka të drejtë në një (1) time-out prej 30 sekondave. Time-outi kërkohet kur loja është ndal.
  25. Koha e sulmit është e kufizuar në 12 sekonda. Koha ndalet gjatë ndërprerjes së lojës dhe gjuajtjeve të lira dhe vazhdon ne çastin kur ekipi sulmues e merr topin.
  26. Nëse pas garave në grupe 2 ekipe janë të barabarta me pikë atëherë merren parasysh:
    a) numri më i madh i fitoreve
    b) duelet e drejtpërdrejta
    c) numri më i madh i pikëve të shënuara
  27. Për orarin e zhvillimit të ndeshjeve dhe informatat plotësuese lojtarët informohen me anons zyrtarë.
  28. KAMPIONI I KOSOVËS NË KATEGORINË PROFESIONALE DO TË SHPËRBLEHET ME PUSHIM “7 DIT N’TURQI DORËN N’XHEP PA E SHTI”, ndërsa vendi i dytë në superfinale do të shpërblehet me 500 €.
  29. KAMPIONI I KOSOVËS NË KATEGORINË AMATORE DO TË SHPËRBLEHET ME 800 €, ndërsa vendi i dytë në superfinale do të shpërblehet me 400 €.