Marrë parasysh gjitha këto të arritura, jemi shumë të lumtur që mund të themi se aktivitetet e Streetball Kosovës janë vlerësuar shumë lartë nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit  dhe Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK).

Rrjedhimisht, garat e Kampionatit të Kosovës në Streetball  – Streetball Kosova janë përfshirë në kalendarin e Javës Olimpike të aktiviteteve të Komitetit Olimpik të Kosovës që është një nismë ndërkombëtare për promovimin e shëndetit fizik dhe mirëqenies së popullatës, bazuar në idealin e shpirtit Olimpik, fair playit, respektit dhe shpirtit sportiv. Ky është po ashtu një nder i madh dhe e arritur me të cilën Streetball Kosova krenohet.

Shoqata e Streetballit të Kosovës – Streetball Kosova®  është shumë krenare me të arriturat e saja dhe me këtë rast duam të theksojmë se gjitha këto nuk do të mund t’i bënim pa përkrahjen dhe ndihmën e miqve tanë, familjes kosovare të basketbollit, institucioneve dhe më e rëndësishme, sponsorëve të cilët kanë besuar në idenë tonë. Një nga ata që na kanë ndihmuar në këtë suksesi jeni edhe ju, ProCredit bank.

Prandaj, jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për përkrahjen tuaj dhe njëherësh ju ftojmë që të na ndihmoni në zhvillimin e mëtejmë të kësaj ngjarjeje si dhe organizmin e edicionit të sivjetmë: Streetball Kosova 2015, edicionit të 16-të jubilar.