Gjatë periudhës 15 vjeçare të organizimit të aktiviteteve të saja, “Streetball Kosova®” është forcuar, rritur dhe popullarizuar, duke u bërë ngjarja kryesore sportive-kulturore-zbavitëse e cila e hap sezonin veror në të gjithë Kosovën.

Suksesi i madh i “Streetball Kosova®” i cili ka ndikuar që Shoqata e Streetballit e Kosovës e pranuar në FIBA 3×3 Basketball, të jetë e rekomanduar dhe të gëzoi përkrahjen e Qeverisë së republikës së Kosovës, përkatësisht, Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit  dhe numri i madh i popullatës, të cilët ndjekin garat dhe numri i madh i pjesëtarëve direkt, janë indikatorët më të vlefshëm të suksesit dhe popullaritetit të “Streetball Kosova®”.

Gjatë 15 edicioneve të shkuara, “Streetball Kosova®” ka grumbulluar mbi 300,000 shikues, deri sa numri pjesëmarrësve në gara është rritur nga viti në vit. Në përgjithësi, nga inaugurimi (Qershor 2000), kur për herë të parë “Streetball Kosova” tuboi 24 ekipe, gjatë 15 viteve të kaluara, më shumë se 1.400 ekipe me mbi 5.600 lojtarë nga e gjithë Kosova morën pjesë në garat “tre kundër tre” dhe më tepër se 800 pjesëmarrës garuan në kategoritë individuale (speciale) siç janë “ngulitja më atraktive” dhe “gjuajtje për tri pikë”. Po ashtu, duhet theksuar faktin se viteve të fundit numri i femrave pjesëmarrëse është shtuar, kurse garat e Hendibasketbollistëve (Basket me Karroca) janë traditë e pandashme.

Ndërkohë, turneu i vitit të kaluar “Limak Streetball Kosova® 2014” zyrtarisht i njohur edhe si Kampionati i 10-të i Kosovës në Streetball ishte organizuar në shtatë komunat e Kosovës: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Prishtinë me Superfinale në Pejë në bashkëpunim me Asosiacionin e Komunave të Kosovës (AKM), përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe i licencuar nga FIBA 3×3 Basketball.
Streetball Kosova 2014 kishte tubuar rreth 20.000 shikues nga gjitha trevat e Kosovës dhe diaspora. Edhe një herë me radhë, Streetball Kosova ka tubuar një numër të madh të rinjve në aktivitetet e veta sportive dhe rekreative, pavarësisht nga mosha, gjinia, përkatësia etnike, fetare dhe aftësia fizike.

Po ashtu, ka promovuar inkuadrimin dhe angazhimin e personave me nevoja të veçanta në sport dhe në jetën shoqërore në Kosovë, në veçanti në basketboll.

Më saktësisht, Streetball Kosova 2014 kishte tubuar 101 ekipe me 402 lojtarë, 2 ekipe të përbëra komplet nga femrat dhe 6 ekipe mikste (femra dhe meshkuj duke luajtur së bashku), në garën e cila është organizuar në tërë teritorin e Kosovës. Synimi ynë ishte të inkuadrojmë të gjitha grupet etnike të Kosovës: serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptasit, etj, në gjitha qendta rajonale ku janë organizuar aktivitetet e Kampionatit të Kosovës në Sreetball. Ne ishim shumë të lumtur të shohim se rinia kosovare, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare dhe gjinore, ka luajtur së bashku në Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë dhe Prishtinë.

Sikurse tham më herët, më shumë se 20,000 spektator në mbarë Kosovën i kanë përcjellur garat e Streetball Kosova 2014 dhe një numër i pallogaritshëm i TV-spektatorëve, radio dëgjuesve, lexuesve të gazetave dhe ueb faqeve(portaleve informative dhe sportive) i kanë ndjekur aktivitetet e Streetball Kosovës përmes raportimeve në media të shtypura dhe ato elektronike.

Për më tepër, edicioni i kaluar i Streetball Kosovës jo vetëm se ka ndikuar në involvimin e gjitha grupeve etnike të vendit por njëherësh ka arritur të tuboi edhe lojtarë nga jashtë, sikurse ishte rasti i Bogdan Amarucai nga Rumania, streetballistit i cili morri pjesë në turnet e Pejës dhe Prizrenit ku edhe fitoi turneun së bashku me lojtarë nga këto dy qytetet, për tu kualifikuar në Limak Streetball Kosova 2014 Tour Finals.

Duhet theksuar se të gjithë gjysmëfinalistët dhe finalistët (nënkampionët dhe kampionët) e garave regjionale janë të Streetball Kosova 2014 janë shpërblyer me medalje dhe kupa, si dhe shpërblime në formë të pajisjeve sportive kurse kampionët dhe nënkampionët e Streetball Kosova 2014 Tour Finals të licencuar dhe njohur nga FIBA 3×3 Basketball (FIBA Endorsed), ishin shpërblyer me mjete financiare : vendi i parë 1.000€ dhe i dyti 500 €.

Njëherësh, duke e ditur faktin se nga 12 Shkurti 2013, garat e Shoqatës së Streetballit të Kosovës – janë pranuar nga FIBA (FIBA endorsed) dhe Streetball Kosova është pjesë e familjes FIBA 3×3 Basketball, lojtarët e streetballit dhe ekipet kosovare, zyrtarisht, mund të marrin pjesë në garat dhe turnet ndërkombëtare të organizuara dhe pranuara nga FIBA 3×3 Basketball.