Sivjet, Shoqata e Streetballit të Kosovës synon të organizojë një ngjarje edhe më të madhe, më atraktive dhe më të bukur, për faktin se kampioni i Streetball Kosova 2015 ka fituar të drejtën e prezantimit të Kosovës në garat ndërkombëtare të streetballit të organizuara nga FIBA 3×3 Basketball.

Turneu i 16-të tradicional STREETBALL KOSOVA 2013 do të organizohet në shtatë qendrat regjionale të Kosovës, duke filluar nga Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaji, Gjilani, Mitrovica dhe Prishtina, për të përfunduar me Superfinalet që sivjet organizohen në Prizren, për herë të parë në histori të kësaj gare. Ky aktivitet ka për qëllim rininë e zonave rurale dhe atyre urbane, në tërë Kosovën, pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë etnike, aftësitë fizike dhe/ose vendin e e banimit të tyre;

Këtë vit, qëllimi i përgjithshëm i “Streetball Kosova” shkon përtej atyre të shtatë viteve të kaluara:

  • Të ngris inkuadrimin e rinisë rinisë në aktivitete sportive dhe rekreative, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre gjinore dhe etnike;
  • Të promovoj angazhimin e personave me aftësi të kufizuara në sport dhe jetën shoqërore të Kosovës;
  • Të promovoj basketbollin te rinia e zonave rurale dhe urbane; dhe
  • Të inkurajoj pjesëmarrjen e rinisë së komuniteteve etnike minoritare të Kosovës.

Pëprpos promovimit të mënyrës më të shëndoshë të jetesës, organizimi i Turneut vjetor të Streetball ka dëshmuar se mund të ndikoj në zvogëlimin e dukurive negative si rezultat i  monotonisë së ditëve verore në zonat urbane të Kosovës, pasi që Streetball Kosova përhap frymën e shoqërimit, miqësisë dhe Fair-Play-it në mbarë vendin tonë.

Shoqata e Streetball-it të Kosovës “Streetball Kosova ®” vlerëson çdo lloj përkrahje finaciale apo edhe në formë të shërbimeve të ndryshme e cila do të mundëson organizimin e ngjarjeve për numër sa më të madh të përfituesve.