Prishtinë(StreetballKosova) – Skuadra kosovare Air Force One, ka kaluar fazën e grupeve me sukses, në turneun e Tivat 2k19 në Mal të Zi.

Ekipi kosovar në përbërje, kapiteni Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arian Mehmeti dhe Qëndrim Ajazaj, që kanë marrë ftesë nga 3×3 Montenegro, kanë mbyllur me bilanc një fitore e një humbje, ditën e sotme në qytetin e Tivatit.

Pas fazës së grupeve, ekipi i Air Force One, është plasuar në TOP-16 ekipet më të mira dhe nesër do ti vazhdojë garat e radhës.

Ju dëshirojmë suksese djelmoshave nga Kosova.