Në jubileun e madh të Streetball Kosova 2019, do të ketë shumë e shumë befasi, por edhe ekskluzivitete të shumta të cilat ndodhin për herë të parë në Kosovë.

Njëra ndër risitë e këtij viti, që për herë të parë do të jetë prezente në Kosovë, do të jetë “Dunking Devils” që vije me ngulitje monstruoze dhe akrobatike që do ti përjetoni në super-finalen e madhe të Streetball Kosova 2019.

Kjo risi do të ndodhë në super-finalen e madhe në Prishtinë më 28 Korrik. Andaj këtë risi e shumë befasi të tjera, ejani te vendi sepse mund ti përjetoni vetëm në Streetball Kosova.