Prishtinë(StreetballKosova) – Skuadra nga Tivari i Malit të Zi, G-Unit e ka fituar edhe turneun 3×3 i organizuar në Tivat të Malit të Zi.

Skuadra që e fitoi edhe edicionin jubilar të 20-të, Streetball Kosova International 2019, G-Unit ka fituar edhe në turneun “Tivat 2k19” duke e treguar forcën e madhe që e karakterizon këtë ekip në lojën 3×3.

Në finalen e djeshme, skuadra e G-Unit mposhti skuadrën e XXX 17-21, për të fituar çekun e të hollave në vlerë 2.000 eurosh.

Në këtë turneu, ishte e ftuar edhe skuadra kosovare e ranguar si më e mira në vendin tonë në bazë të pikëve, Air Force One. Por që ekipi kosovar i braktisi garat, për shkak të mikëpritjes së dobët nga ana e organizatorit dhe që u detyruan pa dashjen e tyre të riktheheshin në Kosovë.