Prishtinë (StreetballKosova) – Gjithçka është e gatshme për të nisur edicioni i 20-të dhe njëherazi jubilar i Streetball Kosova(2019).

Si çdo herë edhe kësaj radhe, drejtuesit e Shoqatës së Streetballit Kosovar, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe fenomenale, duke ju garantuar adhuruesve të kësaj loje kënaqësi dhe adrenalinë maksimale gjatë 7 ditëve.

Edhe një ditë ka mbetur, deri në fillimin e nisjes së Karvanit, Streetball Kosova 2019, që ndalesën e parë sivjet do ta ketë, Prishtinën.

NESËR, në sheshin “SKËNDËRBEU” në Prishtinë përballë teatrit kombëtar. Me fillim nga ora 14:00 bëhet regjistrimi i ekipeve. Kurse në ora 15:00 nisin ndeshjet, mos e leni pa dalë sepse do të jetë edicion i jashtëzakonshëm.

Shihemi te veni 🏀🔥