Prishtinë (StreetballKosova) – Këtë vit me rastin e jubileut të 20-të të Streetball Kosova, do të ketë shumë e shumë befasi dhe ekskluzivitete për ju të dashur adhurues të Streetball Kosova 2019.

Organizatorët e garës kanë bërë punë të madhe, duke punuar që fituesve të çdo gare nëpër qytete t’ju shpërblehet mundi dhe të fitohen nga 200 euro, risi e sivjetme për herë të parë në Streetballin Kosovar. Përderisa fituesi i super-finales i merr 3000 mijë copa n’kajmak.

Pra si asnjëherë më parë, për shpërblime por edhe kënaqësi shpirtërore pritet të ketë gara të vërteta në 7 qytetet kryesore të vendit, por ajka sigurisht që do të jetë super-finalja në Prishtinë.

Mos harroni, të premtën e fillojmë në kryeqytet në sheshin “SKËNDËRBEU” para teatrit Kombëtar, ose thënë ndryshe përballë Objektit të Qeverisë.

Shihemi te veni 🏀🏀🔥🔥