Prishtinë(StreetballKosova) – Pas debutimit historik vitin e kaluar, përfaqësuesja e Kosovës në basketbollin 3x3 edhe sivjet do të marrë pjesë në kualifikime për FIBA 3×3 Europe Cup 2020 që do të organizohet në Antwerp të Belgjikës më 25-27 Qershor, më herët se vitin e kaluar për shkak tëOlimpiadës Tokio 2020 ku basketbolli 3×3 do tëdebutoj për herë të parë si sport olimpik.
Shorti e ka dashur që kualifikimet për në Antwerp, Kosova t’i kërkoj sërish përmes garave kualifikuese nëgrupin që luan në Konstanca të Rumanisë, pikërisht aty ku Kosova 3×3 e pati debutimin ndërkombëtar, vitin e kaluar
Sivjet edhe garat kualifikuese mbahen më herët dhe atënë dy grupe, me 22-23 Maj në Tel Aviv(Izrael) dhe me 23-24 Maj në Konstanca (Rumani).
Në turneun final të FIBA 3×3 Europe Cup 2020 do tëluajnë 12 kombëtare ndërsa kualifikimin direkt e kanësiguruar këto shtete
(numri në kllapa paraqet renditjen e federatës kombëtare nëFIBA 3×3 të kombinuar në të dyja konkurrencat, meshkuj e femra, pas fillimit të edicionit të ri 3×3 më 1 nëntor 2019)
Gjatë kualifikimeve në Konstanca të Rumanisë (23-24 Maj, 2020), kundërshtarët potencial të Kosovës 3×3 do të jenë këto shtete
Grupi kualifikues në Tel Aviv(22-23 Maj, 2020) do tëpërbëhet nga këto kombëtare
Sikurse vitin e kaluar , gjatë kualifikimeve, në fazën e parë kombëtaret do të ndahen në 4 grupe me nga tri apo katër skuadra dhe vetëm fituesit e grupit kalojnë nëgjysmëfinale dhe më pas finale.
Krejt në fund, vetëm fituesit e turneve në Konstanca dhe Tel Aviv e fitojnë të drejtën e paraqitjes nëAntwerp në turneun final të FIBA 3×3 Europe Cup 2020.
DEBUTIMI HISTORIK NË VITIN 2019
T’ju rikujtojmë se vitin e kaluar në paraqitjen e saj historike Kosova 3×3 doli e 6-ta në kualifikimet për FIBA 3X3 Europe Cup 2019 në Kontanca të Rumanisë, duke arritur që në renditjen finalet’ua kaloj shteteve që janë fuqi në këtë sport si: Rumania, Turqia, Andorrapor edhe Azerbajxhani dhe Irlanda.
Kosovën, në kualifikimet historike për FIBA 3×3 Europe Cup në Konstanca të Rumanisë e përfaqësuan kapiteni me Altin Sahiti, Arti Hajdari, Arian Mehmeti dhe lojtari më i mirë i ranguar në Kosovë, AlbatritBerisha ndërsa ekipin e udhëhoqi koordinatori Agon Fehmiu.
Kosova dy ndeshjet e fazës së grupit i zhvilloi ndaj top-skuadrës botërore, Sllovenisë dhe Andorrës që në renditjen e botërore ishte për 80 pozita më e mirë se Kosova.
Dëshira e madhe për të startuar me fitore bëri që lojtarët e Kosovës 3×3 mos të japin më të mirën gjatë duelit me sllovenë, duke bërë shumë gabime dhe sllovenët e shfrytëzuan përvojën e tyre duke triumfuar me plotë meritë me rezultat 21:8.
Vetëm gjysmë ore më vonë pas humbjes nga Sllovenia, përfaqësuesja jonë u përball me Andorrën dhe e demoloi atë me rezultat 21:6 duke shënuar fitoren e parë historike.
Altini, Albatriti, Arti dhe Ariani dominuan plotësisht, nga fillim deri në fund dhe shfaqë lojë fantastike. Art Hajdari realizoi 8 pikë, Altin Sahiti i shtoi 6 tjera, Albatrit Berisha 4 dhe Arian Mehmetit 3 pikë për t’i sjell Kosovës fitoren e parë në histori të paraqitjeve tëreprezentacionit në garat ndërkombëtare.
Për këtë fitore, vet drejtori i FIBA 3×3 Robert Riblinger e uroi koordinatorin Agon Fehmiun duke e theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje e cila do të hyjë nëanale të kësaj loje.
Krejt në fund, me këtë paraqitje, Kosova mbylli kampanjën kualifikuese historike në FIBA 3×3 Europe Cup 2019 në Konstanca të Rumanisë me një humbje dhe një fitore duke u renditur e 6-ta.