Prishtinë(StreetballKosova) – Streetball Kosova sivjet do të startojë më 19 korrik që i bije këtë të premte me fillim nga ora 15:00. Por para se të nisë edicioni i ri, Streetball Kosova ju rikthen pak në kohë.

Fitues i Streetball Kosova 2018,vitin e kaluar ishin katërshja fantastike “Depërtejshën” në krye me Arti Hajdarin e të vazhduar me Blendi Matoshin, Beqë Kovaçin si dhe Veteranin Egzon Gjurkaj. Ekip që depërtoi deri në finale dhe në fund arriti që me meritë ta ngrisë trofeun e më të mirit në garën zyrtare 3×3 në vendin tonë.

“Depërtejshën” në finalen e Superfinales së Z Mobile Streetball Kosova 2018, mposhtën nënkampionen e vitit 2016, Air Force One me rezultat 22:15.
Kështu, Altin Sahiti, Albatrit Berisha dhe Qëndrim Ajazaj, të përforcuar nga fluturuesi gjilanas, Arian Memeti, në tentimin e tyre të dytë për t’u bërë kampion Kosove në 3×3, sërish nuk ja arritën sepse Air Force One hasi në pengesën e madhe të quajtur Depërtejshën e cila pas lëndimit të Beqë Kovaçit vazhdoi me tre lojtarë, deri në fund, duke arritur që me plotë meritë në fund ti merrnin 3000 mijë copa t’buta.

E sot kur rikthehemi tek Streetball Kosova 2019, gjërat kanë ndryshuar, në ekipin e nën-kampionëve të Streetball Kosova 2018, është transferuar lojtari kryesorë i “Depërtejshën” Arti Hajdari me të cilin ekipi i Altin Sahitit do të synojë që sivjet ta fitojë garën e Streetball Kosova 2019, por që sigurisht do të hasë në rezistencë të fuqishme sepse sivjet gara për trofeun e më të mirit do të jetë shumë e fortë.

Ndërsa, skuadra e “Depërtejshën” ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë edhe sivjet për ta kërkuar mbrojtjen e titullit. Mbetet të shihet në ditët e ardhshme a do ti kemi pejanët sivjet në garë.

POOR, POOOOR, tradita vazhdon si çdo herë: Diell, muzikë dhe kënaqësi, te veni

Mos harroni, startojmë në Prishtinë, këtë të premte. Nga ora 14:00 regjistrimi i ekipeve dhe nga ora 15:00 fillon spektakli i garantuar.