Ka përfunduar turneu “Patos Streetball Tournament” për grupmoshën U-14 që u mbajt sot në Prishtinë.

Ky turneu që u përkrah fuqishëm nga Shoqata e Streetball Kosova, mbledhi 12 ekipe të të rinjëve që dhuruan ndeshje të bukura për publikun e shumtë sot në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në finalen e këtij turneu u takuan Patos Baharatli dhe Patos Chesse. Në finale më të mirë u treguan Patos Baharatli që e fituan ndeshjen 15-8 dhe e fituan Kupën.

Fituesit Kupën dhe shpërblimin prej 100 eurosh ju ndajti organizatori i këtij turneu Elvedin Plakiq.

Vlen të ceket se fituesit e garës ishin lojtarë të Kerasan Prishtinës të prirë nga Rron Dahsyla që edhe u shpallë MVP i turneut.