Prishtinë(StreetballKosova) –  Kosova ka arritur sukses historik në renditjen e re të FIBA 3×3 duke u ngritur per 59 vende.

Në listën botërore të FIBA 3×3, Kosova nga vendi i 127-të duke i falenderuar aktiviteteve dhe turneve të organizuara nga Streetball Kosova, 8 turneve prej të cilëve edhe sateliti “Streetball Kosova International 2019” është ngritur për 59 vende dhe aktualisht radhitet e 68-ta në botë.

Natyrisht krejt kjo ka ardhur, falë punës së palodhshme dhe seriozitetit të Streetball Kosova e cila sivjet ka festuar 20 vjetorin e aktiviteteve të veta duke sjellur edhe super ekskluzivitete dhe atraksione madje edhe “Dunking Devils” atraksionin nr.1 në botë.

Duke i falenderuar paraqitjes së mirë dhe debutimitit të Kosova 3×3 në Constanta të Rumanisë, me lojtarët Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Memeti, si dhe nën udhëheqjen e sukseshme të Agon Fehmiut, Kosova është ngritur edhe ne ranglisten Evropiane te 3×3. Nga vendi i 67-të, Kosova ka hipur në vendin e 22-të, duke lënë pas vete, shtetet si Kroacia, Italia, Turqia dhe shumë fuqi të tjera të cilat moti garojnë në instanca të tilla.